English

Francë. Pranga 6 shqiptarëve

Një bandë shqiptare e trafikut të drogës në Francë është arrestuar nga policia. Mësohet se në pranga kanë rënë gjashtë shqiptarë të moshave nga 20 deri në 30 vjeç.

Aksioni i ndërmarrë nga policia Clermont-Ferrand në provincën e Auvergne në qendër të Francës, pranë Lionit, ka bërë që të sekuestrohet edhe 2,140 kg heroinë dhe 70 gramë kokainë.

Banda e shqiptarëve që merrej me shitjen kokainës dhe kanabisit, mendohet se e kishte nisur aktivitetin para një vit dhe udhëhiqej nga dy vëllezër, citon "La montagne fr".

Hetimet kishin nisur në 25 shtator të vitit 2013, kur policia kishte arrestuar një person të droguar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij ishte gjetur lëndë narkotike kokainë. Sipas policisë kjo ishte sasia më e madhe e herohinës e sekuestruar në këtë qytet. Vlera e rishitjes së heroinës, kokainës dhe kanabisit arrinte në 115.000. Gjatë aksionit janë konfiskuar edhe tre automjete.

KOMENTE