English

Makinat e Policisë së Shtetit do të ndryshojnë ngjyrën

Makinat e policisë së shtetit, por jo të gjitha tashmë do të kenë një dizenjim të ri në pamjen e jashtme përsa i përket ngjyrave.

Fotoja në krah tregon modelin e ri të dizenjimit. Ditën e djeshme, një prej automjeteve me dizajnin e ri, është dërguar në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Ministri i këtij dikasteri, Saimir Tahiri, e ka inspektuar makinë model me ngjyrat e reja në prani të drejtuesve të policisë.

Ai ka dhënë përshtypjet e tij si dhe kërkesat për rregullimet e fundit, para se makinat me dizajnin e ri të dalin në qarkullim. Burimet nga Policia e Shtetit kanë thënë se ky dizajn i ri do të përdoret për automjetet e një reparti të caktuar të policisë dhe jo për të gjitha automjetet. Ngjyra mbizotëruese në modelin e ri duket se është portokallia e ndezur.

KOMENTE