English

"Toka" vjedh makinën e parkuar duke e thithur brenda vetes

Parkojmë në mbrëmje dhe kur ngrihemi në mëngjes makina nuk ndodhet në vendin e vet. Direkt mendja na shkon se dikush e ka vjedhur dhe menjëherë njoftojmë policinë.

Por ka edhe më keq se kjo.
Këtë ndjenjë të keqe e ka përjetuar 19-vjeçari Zoe Smith, vetura e të cilit, Volkswagen Lupo u fundos në një gropë 30 metra të thellë.
"Në 7 të mëngjesit vajza ime kishte dalë jashtë dhe kishte parë se vetura ishte fundosur në gropën e thellë. Unë u trondita. Gjëja e parë që bëra ishte ta thërras policinë, sepse nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur. Ne ishim shumë të sigurt se makina ishte aty", ka thënë Smith.
Policia ka thirrur zjarrfikësit dhe më pas ka siguruar shtëpinë në Walters Ash. Menaxheri Stuart Grosse ka treguar se ka pasur disa raste të ngjashme, kryesisht në pjesën jugore të vendit. "Historikisht vrima të tilla janë shfaqur, ndoshta për shkak të zbrazëtirave të mbetura nga minierat", ka thënë ai.
Sipas të dhënave, fenomene të ngjashme janë regjistruar që prej vitit 1800, por aktiviteti i tillë mund të ketë filluar shumë vjet më parë.

KOMENTE