English

Niveli i rritur i sheqerit në gjak. Trajtimi me bimë natyrale

Në një person normal, niveli i sheqerit (glukozit) në gjak kontrollohet në mënyrë të rreptë. Zakonisht mbahet në nivele prej 80-90 mg/100ml gjak, tek personi pra çdo ditë para ngrënies së mëngjezit.

Niveli i mësipërm i sheqerit në gjak, rritet dhe shkon tek 120-140 mg/100 ml gjatë orës së parë pas një vakti. Gjithsesi, sistemet e feedbackut reagojnë me shpejtësi dhe në harkun dy orëve rivendosin nivelin normal, pra atë të “kontrollit”.

Ruajtja e një niveli të mirë-përcaktuar të sheqerit në gjak është e rëndësishme sepse truri në një pjesë të mirë të metabolizmit të vet është i varur nga glukozi që qarkullon në gjak. Ruajtja apo stabilizimi i nivelit të glukozit në gjak do të thotë stabilizim dhe ruajtje e funksioneve thelbësore, të kryera nga truri.

Trajtimi i nivelit të rritur të sheqerit në gjak me bimë natyrale.

Me kalimin e moshës shumica nga ne do të perjetojmë rritje të nivelit të sheqerit në gjak , njëherit kjo gjendje e cila konsiderohet si kontribuesi kryesor në paraqitjen e sëmundjeve të tjera degjeneruese.

Shkencetarët mbarë botërore pas hulumtimeve dhe të dhënave të shumta të grumbulluara kanë identifikuar 3 përberës të sukseshëm natyral për menaxhimin e glukoses:
gjethet e dudit, ekstrakti i sorgumit ( sorghum është një lloj bari që i gjason grurit , rritet në vendet e Azise , fotoja e bashkangjitur ne kete post) dhe phloridizin ( phloridizin hyn ne kuadrin e flavonoideve dhe është një substance që gjindet në mënyrë natyrale në trungun e shume pemeve si p. sh ne trungun e pemes se dardhes , molles etj).

Gjethet e dudit , përmbajnë disa substanca të cilat quhen DNJ, shumë të mireserdhura të cilat ndihmojn që sheqernat dhe karbohidratet te mos zbërthen shpejt , për veq kësaj gjethet e dudit reduktojnë formimin e sheqerit të tepërt në mëlqi.

Bari i sorghumit ,në mënyrë natyrale bën aktivizimin e substancës të njohur si PPAR-gama dhe kështu kontribuon në rregullimin e metabolizmit të glucoses, gjithahstu duke reduktuar sasinë e tepërt të sheqerit të krijuar nga mëlqia duke preventuar mëtutje sasinë e tepërt tsheqerit ne gjak.

Phoridzin flavonoid ky qe gjendet ne trungun e disa pemeve bene aktivizimin e proteinav bartese te glucozes te njohura si SGLT1 dhe SGLT2 te dy keto proteine jane edhe vater fokusi per zbulimin e ilaqeve te reja per diabet.

Kombinimi i gjetheve të dudit, barit të sorghumit dhe phloridzinit veprojnë në një numër të mekanizmave në përmirësimin e sensitivitetit të insulines , reduktojnë nivelin e tepërt të sheqerit në gjak, dhe reduktojnë formimin e tepruar të sheqerit në mëlqi , keshtu që të treja komponentet do të ishte mirë të konsumohen si shtesa të ushqimit para konsumimit të ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe sheqerna.

Së fundi vlen te shtojmë se mënyra e ushqimit është edhe njeri ndër faktorët kryesore në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

KOMENTE