Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka zbarkuar sot në Tiranë. Kreu i qeverisë së futbollit europian ka mbërritur në Rinas në orën 09:10 dhe vetëm një orë më pas ka pasur një takim zyrtar në FSHF me presidentin Armand Duka. Në takim ka marrë pjesë edhe sekretari i federatës, Ilir Shulku, si dhe delegacioni i UEFA-s.
Me pas Michel Platini eshte pritur dhe nga kryeministri Rama. Në takim, Rama njohu presidentin e UEFA-s me projektin e stadiumit të ri dhe shprehu zotimin se nga shtatori kombëtarja do të ketë një stadium të ri.
Kreu i qeverisë ka njohur gjithashtu Michel Platini për të ardhmen e kombëtares dhe futbollit shqiptar, për programin e qeverisë për sportin në përgjithësi e futbollin në vecanti, që do të futet në programin e shkollave.
Nga ana e tij, Platini shprehu mbështetjen për futbollin shqiptar dhe nënvizoi se sa e rëndësishmë është infrastruktura për zhvillimin e tij. “Ne ju mbështesim për programin e futbollit në shkolla”, tha ai.