Besjana Ajazi - E bejme per te tjeret… Zgjohemi ne mengjes nga gjumi me idene ne koke se po motivohemi nga dikush. Madje madje, shpesh here i vendosim emer specifik zgjimit tone.
Vajza i thote djalit ti je arsyeja pse une u zgjova sot dhe rinisa jeten, nena i thote te birit, burri gruas, pra gjithesecili e gjen nje person fizik qe ta falenderoje per ndihmesen dhe kontributin e madh qe ka ne procesin e tij te zgjimit.
Zgjohemi pra per te tjeret…Pas procesit te zgjimit shume te tjera varen gjithashtu nga te tjeret. Vishemi per te tjeret. Kur dalim perpara asaj pasqyre mendojme si do te reagoje ai/ajo kur te me shohe me kete veshje? Mos ndoshta keto kile te teperta ma bejne barkun te me duket aspak terheqes dhe ai/ajo do te ndaloje ndjenjat pelqyese ndaj meje? Dhe pavaresisht faktit se takat ti mpijne kembet,procesi i ecjes ne to eshte aspak i shendetshem, nuk kane mbeshtetje dhe ti ndihesh gjithmone e luhatur dhe sikur kerkon me ngulm te mbahesh diku, ne perseri i veshim pasi ata ne sy te te tjereve transmetojne pushtet. Pra kurojme imazhin ne menyre perfekte, gje qe duhet bere dhe eshte e domosdoshme, per ata ose per ate…
Po ushqyerja? Edhe ajo per te tjeret… Ne fakt ky proces i gjore thuajse e ka humbur rendesine e tij jetike dhe sociale sa nuk po di si ta rifitoje serish. Mengjesi thuajse nuk konsumohet fare per tu dobesuar, pasi nuk kemikohe dhe te hame dhe te rregullohemi, pasi e zbardhim dhe cohemi vone por fajine ka koha, pra per ata ose per ate, per te tjeret. Mengjesi zevendesohet nganje filxhan i mrekullueshem kafeje dhe me raste cigare. Dreka i ngjason mengjesit, por dreka eshte me e larmishme tek disa, ndersa tek te tjeret eshte harruar si koncept tashme. Te hahet dreke? Ngaqe mengjesin e humbe shkelja drekes, ose pij serish kafe e cigare se ke ende peshe per te humbur qe tedukesh bukur ne sy te atyre, te atij, te te tjereve. Te mos flasim pastaj per arritjet ne karriere apo vendin e punes. Nuk mund te punojme aty ose ketu se imazhi eshte shume i rendesishem perballe Filanit ose Filanes, duhet fillimisht te kem nje pune te mire qe Filani ose Filanja ta ndaje jeten me mua, nuk mund te ma kaloje komshiu per vend pune, nukmund t’ja lejoj vetes eshte cenim krenarie. Pra dhe arritjet vetjake ne jete i varim tek te tjeret. Aksesoret po e po, kur procese te rendesishme varen nga te tjeret aksesoret blihen per te tjeret, po po blihen qe te tjeret ta jetojne dhe hetojne lumturine tone, te kuptojne pasurine tone.
Nuk e bejme per vete… A zgjohemi nga gjumi vetem se vetja jone e meriton dhe nje dite ne kete jete, vetem se besojme se vetja jone ka dicka me shume se cfare ka pasur deri tani per te dhene ne dobi te se mires ne kete jete? A zgjohemi nga gjumi me besimin se vetja jone e meriton ajrin, diellin, shiun, eren, flladin e njerezit e nje dite te re?
Sa bukur do te ishte sikur pergjigjia te ishte po. Po per veshjen a e pyesim trupin tone si ndihet? Kur e shohim ate ne pasqyre a mundohemi te gjejme ku mungon apo ku duhet permiresuar bashkeveprimi i tij me shpirtin, a e adhurojme ate se eshte i joni dhe vetem i joni, se eshte imazhi yne ne kete faze te te jetuarit mes njerezish? Jo, pasi per ne trupi eshte unik vetem atehere kur per ata te tjeret eshte…Ushqyerja per vete eshte koncpet i mbuluar nga pluhuri.
Me kujtohen fragmente nga jeta ku shoqeria ku une beja pjese tallte konsumin e fasules dhe lavderonte ate te alkoolit, mishit, yndyres dhe bollekut. Pse? Sepse eshte turp te hash fasule, supe, te pish vetem uje dhe jo lengje te pashendetshme, te dashurosh frutat dhe freskine e tyre. Eshte turp se te tjeret nuk bejne keshtu, pak rendesi ka se cfare mendon vetja jone, cfare kerkon ai trupi i shkrete. Nderkohe qe arritjet e bazuara tek te tjeret do te na sillnin krenari, ego, dhe nje shume te madhe monetare me te cilen do te materializoheshim dhe llastonim pasardhesit tane, arritjet e bazuara tek vetja jone do te na ndihmonim te sherbenim, te fitonim dashuri dhe lumturi, te kishim te ardhura monetare aq sa te na nevojiteshin.
Duhet te jetojme per vete ne sherbim te te tjereve, jo per te tjeret ne sherbimte vetes. Nga ana e pare bari eshte me i gjelber dhe ajri me i paster.