Të gjithë studentët që ndjekin dy universitete njëherësh, njëra nga diplomat nuk do t’i njihet. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit, ku thuhet se, “nëse ndiqni dy Universitete njëkohësisht në publik, privat apo të alternuar, diploma e njërit prej tyre nuk do t’u njihet”.
Gjate procesit të regjistrimit shumë të rinj kanë rezultuar se ndjekin njëkohësisht dy Universitete. Krerët e Ministrisë së Arsimit kanë nisur verifikimet në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa u deklarojnë studenteve se një nga dy diplomat nuk do t’u regjistrohet, pra del e pavlefshme. Nuk dihet numri i saktë i studenteve që ndjekin dy Universitete njëherazi. Megjithatë burime nga dikasteri i arsimit bëjnë të ditur se janë shumë të rinj që një Fakultet e kryejnë në shtetëror dhe paralel me të ndjekin një degë tjetër, kryesisht part time në Universitet privat/Shekulli/.