English

Ristani: Bilanci i kriminalitetit, është tragjik

Deputeti Ristani bën prezent shqetësimin e Partisë Demokratike për vrasjet dhe 5 viktimat e krimit në tre ditë në Shqipëri. “Në vend të analizës dhe marrjes së masave, Ministri këqyr nga tarraca e Kryeministrisë me radio në dorë e syze të errëta”.

Bilanci i kriminalitetit në javën që po mbyllim, është tragjik.

Për 3 ditë, janë shënuar 5 viktima.

Ekzekutim mafioz në Durrës, ku dy të rinj janë vrarë e pastaj trupat e tyre janë djegur. Ngjarje që ka tronditur opinionin publik në vend.

Vrasje makabër në Milot, ku dy të rinj të tjerë janë ekzekutuar në pritë, dhe një tjetër po lufton me jetën në spital.

Edhe Lushnja ishte këto ditë nën terrorin e krimit, një vrasje tjetër ndodhi edhe atje.

Partia Demokratike vazhdon të bëjë prezent shqetësimin e madh të saj, por edhe të gjithë shqiptarëve, sepse teksa krimi po shënon rekorde të reja, nuk vihet re asnjë lloj reflektimi, apo marrje masash nga Qeveria, nga Ministri i Brendshëm, apo drejtuesit e Policisë.

Një analizë e hollësishme e situatës së kriminalitetit në vend duhet të ishte bërë, bashkëpunim serioz me të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare duhet të ishte kërkuar. Eshtë e domosdoshme dalja sa më shpejt nga kjo spirale kriminaliteti që na ka përfshirë.

Me mijëra qytetarët të vendit protestuan bashkë me opozitën edhe për mungesën e rendit dhe rritjen e pasigurisë.

Ndërsa Qeveria dhe Ministri i Brendshëm, kanë mbyllur sytë, veshët dhe mendjen, dhe sduan t’ia dinë.

Ministrit të Brendshëm i pëlqen vetëm të shfaqet me radio në dorë e syze të errëta, duke kqyrur nga lart protestën popullore, në tarracën e Kryeministrisë, si inspektori Gaxhet.

I nderuar “Inspektori Gaxhet”, ndërgjegjësohu për rëndësinë e detyrës që ke marrë dhe për pasojat që po vuan vendi nga paaftësia dhe arroganca jote.

I nderuar “Inspektori Gaxhet” nuk je në dhomën e play-stationit, por je Ministër i Brendshëm, që bashkë me Qeverinë ku bën pjesë keni përgjegjësi të plotë për kriminalitetin e rritur dhe pasigurinë e shtuar në vend.

KOMENTE