English

Yulia Tymoshenko, del nga burgu, pasi parlamenti ukrainas shkarkon nga detyra presidentin Viktor Yanukovych

Parlamenti ukrainas ka votuar pasditen e së shtunës për shkarkimin nga detyra të presidentit Viktor Yanukovych, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 maj.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave pro shkarkimit votuan 328 deputetë nga 387 që ka Parlamenti ukrainas.

Data 25 maj është përcaktuar si dita e zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë. Ndërsa Yanukovych, menjëherë pas këtij votimi, ka deklaruar nga qyteti lindor Kharkivit ku ndodhet aktualisht, se nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Ai i cilësoi ngjarjet e ndodhura në kryeqytetin ukrainas si një grusht shteti dhe se ai është presidenti legjitim e nuk ka ndërmend të largohet as nga ky post dhe as nga Ukraina.

“Ngjarjet në Kiev janë vetëm vandalizëm, banditizëm dhe një grusht shteti. Ndërsa votimet e bëra të premten në Parlament janë ilegjitime”, tha presidenti në një intervistë të transmetuar nga televizioni publik ukrainas pak pas orës 16:00, me orën lokale.

Ndersa liderja e opozitës dhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka fituar sot lirine.

Deputetët miratuan lirimin e saj pasi Presidenti Viktor Yanukovych u larguar nga Kievi.

Duke folur pas lirimit, ajo tha se, “diktatura ka rënë”. Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2011, për abuzim me detyrën kur ishte në krye të qeverisë.

Ajo vazhdimisht ka insistuar se akuzat ishin të pavërteta dhe të frymëzuara nga Yanukovych, njeriun që ajo e rrëzoi në vitin 2004, por që u rikthyer duke e mundur atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Protestat në Kiev vazhdojnë pavarësisht se presidenti, Viktor Yanukovich dhe liderët e opozitës arritën marrëveshje me mbështetjen e BE-së për t’u dhënë fund përleshjeve të përgjakshme.

Tymoshenko ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërkohë që parlamenti ka vendosur që ato të mbahen më 25 maj.
2080

KOMENTE