Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22 e 30 minuta, autobusi i linjës së unazës në Tiranë është përplasur me një pemë afër piramidës ku si rezultat nuk ka patur viktima por vetëm pasagjerët që ndodheshin brenda janë dëmtuar.
Sipas efektivëve të Policisë së Rendit dhe asaj Rrugore që mbërritën në vendin e ngjarjes menjëherë, ishin vetëm 5 persona të lënduar që u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak për kurim, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u testua për përdorim alkooli nga të cilat rezultoi negativ.
Ai u shoqërua në komisariat ku iu bënë edhe kontrollet. Dyshimet e para flasin për një defekt në mjet, të paktën kështu u ka thënë drejtuesi i mjetit policëve, por dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tej normave.