English

Euro 2016. Grupet pas shorteut

Shqipërisë iu rezervua një grup i vështirë për kualifikueset e Europianit të 2016-s, që do të zhvillohet në Francë.

Kombëtarja jonë do të luajë përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos, por në një ndeshje që pritet të sjellë shumë emocione, edhe përballë kombëtares serbe.

Në grupin e kuqezinjve, atë me numrin I, është vendosur edhe Franca, e cila është e kualifikuar në cilësinë e vendit organizator, por që do të luajë ndaj pesë rivalëve nga dy herë ndeshje miqësore, pa vlerë pikësh. Në të njëjtin grup me Shqipërinë vendoset edhe Armenia e Danimarka. Ndeshjet e Euro 2016, përfaqësuesja jonë do t’i zhvillojë në stadiumin “Ruzhd”. Shqipëria do të jetë në Grupin I, bashkë me Portugalinë, Armeninë, Serbinë.

Sipas formatit që tashmë është aprovuar nga UEFA, ky kampionat nuk do luhet më me 16 skuadra, por me 24 të tilla. Shqipëria ishte në vazon e pestë së bashku me Islandën, Irlandën e Veriut, Lituaninë, Moldavinë, Maqedoninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Qipron. Kjo do të thotë se nuk do ketë asnjërën nga këto skuadra në grup.

Keto jane te gjithe perballjet qe percaktoi shorti i mbajtur kete te diele ne Zvicer

Grupi A: Holandë, Republika Çeke, Turqi, Letoni, Islandë, Kazakistan
Grupi B: Bosnje dhe Hercegovinë, Belgjikë, Israel, Uells, Qipro, Andorra
Grupi C: Spanjë, Ukrainë, Sllovaki, Bjellorusi, Maqedoni, Luksemburg
Grupi D: Gjermani, Irlandë, Poloni, Skoci, Gjeorgji, Gjibraltar
Grupi E: Angli, Zvicër, Slloveni, Estoni, Lituani, San Marino
Grupi F: Greqi, Hungari, Rumani, Finlandë, Irlandë e Veriut, Ishujt Faroe
Grupi G: Rusi, Suedi, Austri, Mal i Zi, Moldavi, Lihtenshtein
Grupi H: Itali, Kroaci, Norvegji, Bullgari, Azerbajzhan, Maltë
Grupi I: Portugali, Danimarkë, Serbi, Armeni, Shqipëri (+Francë, që është pjesë e grupit, por duke qenë e kualifikuar automatikisht ndeshjet ndaj saj do të kenë vlerë miqësore).

KOMENTE