English

Policia e gjen burrin në shtratin e tij pas 15-vitesh vdekje

Një kontroll rutinë, i kryer në një shtëpi të braktisur në një qytet në veri të Francës, i dha mundësin Inspektorit të shëndetësisë, Didier Perounton, të dëshmojë si në shërbimin e tij, po ashtu edhe për shoqërinë historinë dhe përvojën më të çuditshme të karrierës së tij, që për të ia kalon edhe filmave me fantazi të shfrenuar.

Në krevatin e shtëpisë ku ai kishte shkuar për inspektim, të premten e shkuar, gjeti skeletin enjë burri të veshur me pizhame dhe që ndodhej i shtrirë në krevatin e tij të gjumit.

Sipas hetimeve paraprake të bëra nga policia, bëhet fjalë për pronarin e shtëpisë, i cili qëndronte në atë pozicion pa e zbuluar askush për 15 vjet pas vdekjes së tij.

KOMENTE