Suela Topi - Qeveria ka zbatuar të gjitha procedurat ligjore për lëvizjet në administratën publike. Ministrja për Inovacionin dhe Administratë Publike, Milena Harito, në një intervistë për "Shekullin" iu përgjigjet akuzave të përsëritura nga opozita. Ajo sqaron me shifra të gjitha lëvizjet e bëra në administratë. Harito pohon se janë 260 nëpunës që kanë dalë në listën e pritjes 62 prej të cilëve kanë dhënë dorëheqjen për arsye personale, ndërsa 26 janë rikthyer në detyrë në struktura të tjera.
Ndërsa thekson se është opozita e sotme, mazhoranca e djeshme e cila me largimet masive nga administrata shkaktoi dëme katastrofike që arrijnë në rreth 40 milionë euro. Shifra këto që sipas saj, faktojnë më së miri shkelësit real të ligjit për administratën. Edhe më masive, shton ajo, ishin largimet nga bashkia e Tiranës ku në më pak se dy vjet u larguan 1200 punonjës.
A ka sot një shifër se sa është numri total i të larguarve nga puna apo personave të dalë në listën e pritjes?
Numri i nëpunësve civilë të larguar nga puna prej 15 shtatorit të vitit 2013 është fare i ulët dhe nuk ka asnjë lidhje me shifrat e gënjeshtërta të trumbetuara nga opozita. Nga shërbimi civil kanë dalë në listë pritje 260 persona, për arsye ristrukturimi të departamenteve dhe pozicioneve të punës përkatëse. Por ashtu siç e parashikon ligji, 26 prej këtyre punonjësve të nxjerrë në listat e pritjes për arsyet e shpjeguara me sipër, janë ripunësuar në departamente apo institucione të tjera që kërkonin profilet dhe eksperiencën e tyre; ndërkohë janë dhënë 7 masa disiplinore, 5 persona kanë dalë në pension dhe 62 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen për arsye personale.Këto shifra të përmendura më sipër janë dhe treguesit e vërtetë të asaj çfarë ka ndodhur me administratën civile. Pra siç e shihni jemi shumë larg shifrave që trumbeton opozita, të cilat mbështeten në faqe interneti fiktive ku gjen ankime të rreme e të paverifikuara.
Ndërsa opozita akuzon për largime, mazhoranca është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë duke kujtuar të pushuarit në 8 vitet e qevisjes demokrate. Cilat institucione kanë qenë më të prekura nga këto ndryshime?
Lejomëni t’ju sjell në vëmendje një shifër që flet qartë: në 2005-2006, gjatë 9 muajve të parë të qeverisë Berisha, u larguan për arsye nga më qesharakët 2500 punonjës nga Policia e Shtetit. Që prej shtatorit 2013, deri në këto momente që bisedojmë, janë larguar nga Policia e Shtetit 247 punonjës. Ndër ta, një pjesë e madhe është larguar për shkelje të ligjit dhe dosjet e tyre janë dërguar në prokurori.
Ka një bilanc të plotë të lëvizjeve në 8 vite?
Bilanci i 8 viteve në detyrë të opozitës së sotme, përveçse rezultoi katastrofik në shumë aspekte (ekonomi në kolaps, korrupsion masiv, shkatërrim i sistemit arsimor dhe atij të shëndetësisë, kriminalitet i lartë), fatkeqësisht nuk kurseu as shërbimin civil. Disa nga masat e marra nga qeveria “Berisha” që në korrikun e vitit 2005, arritën të shkatërronin administratën publike brenda një periudhe rekord, duke çmontuar institucionet nëpërmjet spastrimeve në masë të nëpunësve profesionistë dhe të trajnuar, shkatërrimit të kapaciteteve të krijuara me mund dhe demit financiar marramendës për arkën e shtetit (rreth 40 milionë euro vetëm për largimet nga puna), apo emërimeve të paligjshme të militantëve me nivel të ulët profesional.
Krahas spastrimeve masive në institucionet qendrore të shërbimit civil, spastrimet dhe emërimet politike prekën të gjithë sektorët e administratës shtetërore, por disa prej tyre ishin më të preferuarat në goditjen nga qeveria e Partisë Demokratike. Administrata tatimore, ajo doganore, Policia e Shtetit u goditën më ashpër dhe me shpejt se institucionet e tjera. Lëvizjet e personelit në këto administrata, nga largimet apo uljet në detyrë kanë prekur sot rreth 70% të personelit të tre institucioneve në 12 muajt e parë të qeverisjes “Berisha”, sipas raportit të Komisionit Parlamentar mbi këtë çështje. E të mos harrojmë rreth 1200 të larguar nga Bashkia e Tiranës prej zotit Basha, në më pak se dy vjet, pikërisht ai që merr sot flamurin e mbrojtjes së administratës. Hipokrizi e plotë.
Po sa i përket largimeve të bëra pas largimit të LSI-së nga koalicioni i djathtë, ka një shifër?
Reagimi ishte po aq i ashpër në 3 muajt fundit të qeverisjes së Partisë Demokratike pas shkëputjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Punonjësit e identifikuar si "të LSI-së" dhe jo të administratës, u nxorën në rrugë brenda 24 orëve, në kundërshti të plotë me ligjin e Nëpunësit Civil.
Lëvizjet në administratë
260 persona është numri i personave të dalë në listën e pritjes për arsye ristrukturimi të departamenteve dhe pozicioneve të punës përkatëse.
26 prej këtyre punonjësve të nxjerrë në listat e pritjes janë ripunësuar në departamente apo institucione të tjera që kërkonin profilet dhe eksperiencën e tyre 7 janë masat disiplinore, 5 persona kanë dalë në pension 62 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen për arsye personale
Ndryshimet në ligj, ministrja: Opozita refuzoi bashkëpunimin
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito reagon pas akuzave të opozitës për mungesë transparencë lidhur me ndryshimet në ligjin për “Nëpunësin Civil”. Sipas saj opozita refuzoi të bëhej pjesë e diskutimeve edhe pse ftesa iu bë me shkrim dhe publikisht, disa herë.
Ky qëndrim, shton ajo, është për arsyen e vetme sepse në mungesë të një kauzë serioze, kjo çështje është një nga temat e sulmeve populiste të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ndërkohë që janë ata përgjegjësit për gjendjen dramatike në të cilën gjetëm shërbimin civil, në shtator të vitit të shkuar. Sa u përket pretendimeve për vonesa në publikimet e vendimeve në Fletoren Zyrtare ajo pohon se është një procedurë tërësisht brenda kufijve ligjorë.
Miratimi nga qeveria i ndryshimeve në ligjin për “Nëpunësin Civil” ka sjellë reagimin e opozitës sipas të cilës këto ndryshime janë bërë në mungesë të plotë të transparencës. Madje Basha kërkoi tërheqjen e projektligjit. Keni një përgjigje për këto qëndrime?
Këto deklarata janë gënjeshtrat e radhës të opozitës, të pabazuara në asnjë fakt. Në të vërtetë mazhoranca ka kërkuar, së pari me shkrim, bashkëpunimin e opozitës. Më pas i kemi propozuar zyrtarisht dhe publikisht të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë mbi ndryshimet që nevojiteshin për t'u kryer për ligjin në fjalë. Madje një pjesë e opozitës, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, pranoi të bisedonim dhe dëgjoi argumentet tona, pa u fshehur pas retorikës populiste.
Por PD-ja e ka refuzuar dialogun. Nuk dëshirojnë as të ulen e të bisedojnë, qoftë edhe pa rënë dakord, sepse në mungesë të një kauzë serioze, kjo çështje është një nga temat e sulmeve populiste të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ndërkohë që janë ata përgjegjësit për gjendjen dramatike në të cilën gjetëm shërbimin civil, në shtator të vitit të shkuar.
Kur pritet të votohen në Kuvend ndryshimet e miratuara nga qeveria në ligjin për “Nëpunësin Civil”?
Qeveria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka përgatitur prej muajsh disa amendime në ligjin për “Nëpunësin Civil”, duke filluar nga ai që është edhe i domosdoshëm për organizimin e qeverisë tonë: varësia e Departamentit të Administratës Publike, nga ministri përgjegjës për administratën dhe jo më nga ministri i Brendshëm. Sigurisht Kuvendi i Shqipërisë është institucion i pavarur dhe vepron sipas procedurave që parashikon rregullorja e tij. Për rrjedhojë ndryshimet do të paraqiten pasi të jenë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Aktit Normativ ende nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Është normale kjo vonesë?
Kjo është një tjetër zhurmë e pajustifikuar e opozitës së dëshpëruar. Publikimi i vendimit kryhet nga institucioni përkatës, sipas afateve ligjore dhe në dijeninë time nuk ka asnjë vonesë apo shkelje të procedurave.
Vendimi i Kushtetueses për Aktin Normativ, PD kundër juristit të saj
Partia Demokratike pranon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Aktit Normativ, i cili shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për “Nëpunësin Civil” hyn në fuqi vetëm pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ndryshe nga pretendimet e juristit të demokratëve, Ivi Kaso sipas të cilit, me zbardhjen e vendimit të Kushtetueses qeveria duhet të zhbëjë vendimet e saj për lëvizjet në administrate, deputeti i PD-së, Oert Bylykbashi pranon se efektet e këtij vendimi ende nuk janë bërë ligjore. “Kushtetuta përcakton se vendimi hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare”, - pranoi dje Bylykbashi. Ndërsa Kaso kishte deklaruar më herët se: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zhbën vendimet e paligjshme të administratës të kryera nga data 1 tetor”.
Bylykbashi akuzoi ndërkohë qeverinë se po pengon botimin e këtij vendimi në Fletoren Zyrtare. “Ligji detyron Qendrën e Botimeve Zyrtare ta botojë atë brenda 10 ditësh. Gjykata Kushtetuese e ka dërguar vendimin të zbardhur që në datë 5 Shkurt. Sot kanë kaluar 8 ditë nga skadimi i afatit më datë 15 shkurt, dhe vendimi vazhdon të mbahet peng me urdhër të Kryeministrit. Ndërkohë janë botuar akte me datë më të vonshme se vendimi i Gjykatës”, - deklaroi dje ai. Sipas ligjvënësit demokrat qëllimi i vetëm është që ky vendim të mos marrë fuqi deri sa mazhoranca të miratojë ligjin që anulon vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ndërkohë që mijëra vetë janë larguar nga puna në mënyrë antikushtetuese, qeveria vazhdon me largimet e paligjshme me pretendimin se vendimi i Gjykatës nuk ka hyrë në fuqi. Kjo është një pengmarrje mafioze e shtetit, Kushtetutës, ligjit dhe gjykatës nga kryeministri Rama. Ky akt është përdhosja më e rëndë ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit në përgjithësi”, - deklaroi ai. Bylykbashi shtoi se përgjegjësi direkte për këtë veprim mban drejtoresha e Qendrës së Botimeve Zyrtare dhe Ministri i Drejtësisë që e ka në varësi por dhe kryeministri e qeveria. “Partia Demokratike i siguron personat përgjegjës direkt, por dhe urdhëruesit e tyre se ne do të kërkojmë deri në fund drejtësi për këtë skandal të paprecedent”, - përfundoi Bylykbashi.
Shërbimi i Punësimit, 3516 vende të lira pune në 65 qytete të Shqipërisë
Suela Topi
3,516 është numri i vendeve të lira të punës të bëra publike tashmë nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Në faqen zyrtare të këtij Shërbimi janë bërë publike nevojat e tregut të punës për 65 qytete të Shqipërisë duke treguar dhe procesin e aplikimit për vendin e përshtatshëm.Kërkesat e tregut vënë theksin tek profesioni. Inxhinierë, kimistë, mjekë, por dhe marangozë apo rrobaqepës janë disa nga profesionet më të kërkuara të cilat do të mundësonin punësimin e të papunëve.
Kërkesa këto që janë theksuar dhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ndërsa ka bërë publike listën e vendeve të lira të afishuara tashmë dhe në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, http://puna.gov.al/VLPDisplay.aspx. “Kryesisht inxhinierë, mjekë dhe ata me arsim profesional. Nëse kërkon një vend pune, apliko tani”, - bën apel ministri Veliaj nëpërmjet rrjetit social facebook. Pak ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama i cili theksoi se arsimi profesional është alternativa e duhur për të garantuar punësim për të rinjtë.
Gjatë një takimi me studentët e ekselencës, Rama theksoi domosdoshmërinë e fuqizimit të arsimit profesional duke ironizuar me përqendrimin e lartë të diplomave, masterave dhe doktoraturave në popullsinë shqiptare. “Doja të ndalem te një aspekt që e konsideroj shumë të rëndësishëm në këtë reformë, dhënien fund të iluzionit se në këtë vend të gjithë do të bëhen ekonomistë, juristë dhe inxhinierë, se të gjithë do të marrin një diplomë universiteti. Është një iluzion i krijuar nga nevoja për të mos u përballur me një problem shumë të madh, që për shkak se nuk është përballur, është zmadhuar dhe thelluar papunësia rinore. Fakti është se sot jemi duke i prekur pasojat e kësaj politike kaq dritëshkurtër. Atëherë, si do t’i japim fund këtij iluzioni? Nuk do bëjmë asnjë shpikje. Thjesht do të mësojmë me përulësi nga eksperienca e të tjerëve ku nuk ka vetëm një korsi për nxënësit.
Është korsia që të çon te dera e Juridikut, apo Ekonomikut, apo Inxhinierisë, por ka edhe një korsi tjetër, ajo që të çon në rrugën e zanatit, që do të thotë në rrugën e arsimit profesional”, – tha Rama duke përmendur hendekun e madh mes ofertave për punë, ku deklarohet se ka tre mijë vende pune bosh dhe ofertës së të rinjve me një diplomë universitare ndërkohë që punëdhënësit kërkojnë zanatçinj. “Modeli që do të fusim në këtë reformë është matura +2, që ka të bëjë me arsimimin profesional. Pra një pjesë, ata më të zotët, që kanë punuar më shumë dhe ata që kanë më shumë ambicie do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik, pjesa tjetër do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të marrë një zanat”, - deklaroi Rama. Gazeta bën publike 149 njoftimet më të fundit për shpalljen e vendeve të lira të punës.
Profesioni Emri i ndermarrjes Qyteti
Data e fillimit te njoftimit
Data e mbarimit te njoftimit
1. 1112.42 - Përgjegjës zyre World Vision Albania Tiranë 17/02/2014 25/02/2014
2.
2113.23 - Kimist specialist për produktet ushqimore
"SOLISIMMA" SHA Korçë 20/02/2014 31/03/2014
3. 2114.12 - Inxhinier gjeolog
ALBANIAN CHROME
SH.P.K Tiranë 18/02/2014 28/02/2014
4. 2142.01 - Inxhinier elektrik
ALBANIAN CHROME
SH.P.K Tiranë 18/02/2014 28/02/2014
5. 2143.02 - Inxhinier elektronik
për informatikën Biometric Albania Tiranë 03/02/2014 28/02/2014
6. 2143.02 - Inxhinier elektronik
për informatikën
Banka Kombetare
Tregtare Tiranë 19/02/2014 28/02/2014
7. 2145.04 - Inxhinier
mekanik Anion shpk Tiranë 29/01/2014 29/04/2014
8. 2211.05 - Mjek në qendrat
shëndetësore
QENDRA SHENDETESORE
KRUJE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
9. 2211.05 - Mjek në qendrat
shëndetësore
QENDRA SHENDETESORE
F-KRUJE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
10. 2211.05 - Mjek në qendrat
shëndetësore
QENDRA SHENDETESORE
NIKEL Durrës 24/12/2013 28/02/2014
11. 2220.13 - Infermiere e
specializuar/infermieri
QENDRA SHENDETESORE
KRUJE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
12. 2220.13 - Infermiere e
specializuar/infermieri
QENDRA SHENDETESORE
F-KRUJE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
13. 2220.13 - Infermiere e
specializuar/infermieri
QENDRA SHENDETESORE
THUMANE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
14. 2220.21 - Mami e
specializuar
QENDRA SHENDETESORE
F-KRUJE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
15. 2220.21 - Mami e
specializuar
QENDRA SHENDETESORE
CUDHI Durrës 24/12/2013 28/02/2014
16. 2220.21 - Mami e
specializuar
QENDRA SHENDETESORE
BUBQ Durrës 24/12/2013 28/02/2014
17. 2220.21 - Mami e
specializuar
QENDRA SHENDETESORE
THUMANE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
18. 2241.01 - Dentist Drejtoria e Shëndetit
Publik Durrës 24/12/2013 28/02/2014
19. 2310.07 - Pedagog
arkitekture Albanian University Tiranë 07/02/2014 28/02/2014
20. 2310.32 - Pedagog në
fizioterapi Albanian University Tiranë 07/02/2014 28/02/2014
21. 2310.39 - Pedagog në
inxhinieri Albanian University Tiranë 07/02/2014 28/02/2014
22. 2310.58 - Pedagog në
psikologji Albanian University Tiranë 07/02/2014 28/02/2014
23. 2310.62 - Pedagog në
shkencat sociale Albanian University Tiranë 07/02/2014 28/02/2014
24. 2310.68 - Pedagog në
stomatologji Albanian University Tiranë 07/02/2014 28/02/2014
25. 2310.76 - Profesor
universiteti Albanian University Tiranë 12/02/2014 28/02/2014
26. 2431.01 - Agjent publiciteti
dhe reklame Source One Shpk Tiranë 13/02/2014 28/02/2014
27. 2611.03 - Jurist ABCom sh.p.k. Tiranë 11/02/2014 28/02/2014
28. 2631.03 - Ekonomist finance
dhe banka MAS TORR Korçë 21/01/2014 31/03/2014
29. 2631.13 - Ekonomist CUKALI Korçë 17/01/2014 28/02/2014
2631.13 - Ekonomist
Ujesjelles Kanalizimeve
sha
Mallakaster
Fier 06/02/2014 28/02/2014
31. 2631.13 - Ekonomist Beni shpk Durrës 06/02/2014 28/02/2014
32. 2631.13 - Ekonomist Siservice shpk Durrës 11/02/2014 28/02/2014
33. 2631.13 - Ekonomist Tota Trans Durrës 12/02/2014 28/02/2014
34. 2634.07 - Përkthyes ALBANIAN CHROME
SH.P.K Tiranë 18/02/2014 28/02/2014
35. 3212.02 - Laborant në
mjekësi
QENDRA SHENDETESORE
F-KRUJE Durrës 24/12/2013 28/02/2014
36. 3311.02 - Agjent shitjeje ABCom sh.p.k. Tiranë 12/02/2014 28/02/2014
37. 3311.02 - Agjent shitjeje "SOLISIMMA" SHA Korçë 20/02/2014 31/03/2014
38. 3312.02 - Nëpunës
banke të kredive ProCredit Bank Tiranë 23/12/2013 30/03/2014
39. 3412.02 - Asistent i
komisionerit
ALBANIAN CHROME
SH.P.K Tiranë 18/02/2014 28/02/2014
40. 3511.03 - Operator
kompjuteri Green Comm Albania Tiranë 09/01/2014 28/03/2014
41. 3511.03 - Operator
kompjuteri Netc@II sh.p.k. Tiranë 09/01/2014 31/03/2014
42. 3511.03 - Operator
kompjuteri
Intercom Data Service
sh.p.k. Tiranë 10/01/2014 20/06/2014
43. 3511.03 - Operator
kompjuteri
Albania Marketing
Service sh.p.k. Tiranë 13/01/2014 01/08/2014
44. 3511.03 - Operator
kompjuteri
INTERCOM DATA
SERVICE VLORE Vlorë 31/01/2014 17/03/2014
45. 3511.03 - Operator
kompjuteri Albaphone call shpk Shkodër 12/02/2014 28/02/2014
46. 3511.03 - Operator
kompjuteri
EAGLE CONNECT
SH.P.K Vlorë 18/02/2014 31/03/2014
47. 4112.02 - Nëpunës
finance a bi esse Tiranë 06/02/2014 25/02/2014
48. 4112.02 - Nëpunës
finance
Drejtoria e Kultures
Ballsh Fier 03/02/2014 28/02/2014
49. 4121.11 - Nëpunës
magazine Sea Fish Tiranë 08/01/2014 28/02/2014
50. 4121.11 - Nëpunës
magazine
DAJTI
CONSTRUXION Tiranë 11/02/2014 28/02/2014
51. 4199.04 - Sekretarë UJI I FTOHTË
TEPELENË Gjirokastër 26/01/2014 25/02/2014
52. 4221.02 - Telefonist albacall sha Tiranë 09/01/2014 30/06/2014
53. 4221.02 - Telefonist Tregi Marketing
Group Tiranë 07/01/2014 31/03/2014
54. 4221.02 - Telefonist Albania Marketing
Service sh.p.k. Durrës 16/01/2014 28/02/2014
55. 4221.02 - Telefonist alba direct service Durrës 16/01/2014 28/02/2014
56. 4221.02 - Telefonist New Call Easy Durrës 27/01/2014 27/02/2014
57. 4221.02 - Telefonist creative farm international
shpk Tiranë 29/01/2014 28/02/2014
58. 4221.02 - Telefonist Infocall shpk Tiranë 30/01/2014 31/03/2014
59. 4221.02 - Telefonist albacall sha Tiranë 13/02/2014 30/03/2014
60. 4221.02 - Telefonist CCL Albania Tiranë 19/02/2014 28/02/2014
61. 4222.01 - Recepsionist
në hotele Bar restorant Piazza Tiranë 04/02/2014 20/04/2014
62. 4222.01 - Recepsionist
në hotele NELAJ SH.P.K Vlorë 11/02/2014 11/03/2014
63. 4224.07 - Recepsionist
institucioni. Hygeia Tiranë 20/01/2014 30/03/2014
4224.07 - Recepsionist
institucioni. Hygeia Tiranë 20/01/2014 30/03/2014
65. 5123.03 - Punonjës shërbimi
në zyra
Pricewaterhouse-
Coopers Audit sh.p.k. Tiranë 04/02/2014 28/02/2014
66. 5164.02 - Roje CUKALI Korçë 17/01/2014 26/02/2014
67. 5164.02 - Roje "SOLISIMMA" SHA Korçë 20/02/2014 31/03/2014
68. 5172.07 - Kuzhinier. Delta Petrol shpk Durrës 10/02/2014 28/02/2014
69. 5181.01 - Kamarier Kerol Bar Durrës 28/01/2014 28/02/2014
70. 5181.02 - Kamarier në
restorant. begeja 1900 Tiranë 05/02/2014 28/02/2014
71. 5182.01 - Banakierë Delta Petrol shpk Durrës 10/02/2014 28/02/2014
72. 5221.03 - Shitës në
dyqan Genti Jaho Tiranë 05/02/2014 28/02/2014
73. 5221.03 - Shitës në
dyqan Interni Deisgn Tiranë 19/02/2014 05/03/2014
74. 5221.04 - Shitës të pajisjeve
elektronike a bi esse Tiranë 30/01/2014 25/02/2014
75. 5230.03 - Arkëtar
magazine XHAKONTA SHA Durrës 28/01/2014 28/02/2014
76. 7114.14 - Marangoz VIP SALOTI SH.P.K Vlorë 19/02/2014 14/04/2014
77. 7118.05 - Bojaxhi për lyerjen
e trupit të anijes Multi Group shpk Durrës 17/02/2014 15/03/2014
78. 7123.18 - Punues
mermeri Kundret Kanto Durrës 17/02/2014 15/03/2014
79. 7129.06 - Punëtor duro
- alumini Salltik Tiranë 19/02/2014 28/02/2014
80.
7129.09 - Punëtor
mirëmbajtjeje për
ndërtesa
Era 2000 sh.p.k. Tiranë 10/02/2014 28/02/2014
81. 7212.09 - Saldator M 2 R Durrës 27/01/2014 27/02/2014
82. 7224.01 - Montues dhe
mirëmbajtës ashensori hasimaj elevator co Tiranë 14/02/2014 24/02/2014
83. 7313.03 - Bërës
bizhuterish Fusion shpk Durrës 12/02/2014 28/02/2014
84.
7411.03 - Elektricist i
specializuar për tokëzim
të teknologjisë
industriale
UJI I FTOHTË
TEPELENË Gjirokastër 26/01/2014 25/02/2014
85. 7511.07 - Konservues
salcash pikante Amarilto Lezhë 07/01/2014 28/02/2014
86. 7511.13 - Pastrues
peshku CORAL shpk Durrës 16/01/2014 28/02/2014
87. 7514.11 - Pastiçier Genti Jaho Tiranë 05/02/2014 28/02/2014
88. 7531.11 - Rrobaqepës M&S KONFEKSION Vlorë 19/02/2014 19/03/2014
89. 7531.11 - Rrobaqepës Omega shpk Tiranë 08/01/2014 31/03/2014
90. 7531.11 - Rrobaqepës A.S.C KONFEKSIONE Vlorë 19/02/2014 19/03/2014
91. 7531.11 - Rrobaqepës ARANTOS Tiranë 21/01/2014 31/03/2014
92. 7531.11 - Rrobaqepës MEI-TEX Tiranë 22/01/2014 28/02/2014
93. 7531.11 - Rrobaqepës INTIMODA Durrës 27/01/2013 27/02/2014
94. 7531.11 - Rrobaqepës K F KONFEKSIONE
SH.P.K Vlorë 19/02/2014 20/03/2014
95. 7531.11 - Rrobaqepës PIER-ILIA Vlorë 19/02/2014 20/03/2014
96. 7531.11 - Rrobaqepës C & K KONFEKSION
SH.P.K Vlorë 20/02/2014 20/03/2014
97. 7531.11 - Rrobaqepës "SILVANA"SH.P.K Shkodër 05/02/2014 20/03/2014
98. 7531.11 - Rrobaqepës Bella Dor shpk Shkodër 14/01/2014 20/03/2014
99. 7531.11 - Rrobaqepës VLORA CONFEZIONI
SHPK Vlorë 19/02/2014 20/03/2014
100. 7531.11 - Rrobaqepës Albaco Shoes Tiranë 06/02/2014 24/02/2014
101. 7531.11 - Rrobaqepës AFM distribution
shpk Tiranë 06/02/2014 28/02/2014
102. 7531.11 - Rrobaqepës Gaia Konfeksion Durrës 10/02/2014 28/02/2014
103. 7531.11 - Rrobaqepës MANIFATTURE
ROLEGA Vlorë 12/02/2014 13/03/2014
104. 7531.11 - Rrobaqepës Blue Eyes Durrës 27/01/2014 27/02/2014
105. 7531.11 - Rrobaqepës Niesla Confeksion Durrës 27/01/2014 27/02/2014
106. 7531.11 - Rrobaqepës KLER shpk Tiranë 28/01/2014 28/04/2014
107. 7531.11 - Rrobaqepës ALBA CONF shpk Durrës 29/01/2014 28/02/2014
108. 7531.11 - Rrobaqepës AMEG Durrës 30/01/2014 28/02/2014
109. 7531.11 - Rrobaqepës MSP Trade Concept Durrës 30/01/2014 28/02/2014
110. 7531.12 - Rrobaqepës
veshjesh grash Stella textilgroup Durrës 05/02/2014 27/03/2014
111. 7531.16 - Rrobaqepës
veshjesh AMA DRESS sh p k Berat 18/02/2014 28/02/2014
112. 7532.18 - Prestar
rrobaqepës ONES sh.k.p Durrës 03/02/2014 28/02/2014
113. 7533.12 - Qepës lëkurash Siproduction shpk Durrës 11/02/2014 28/02/2014
114. 7533.17 - Qepës
veshjesh Confezione Mar shpk Durrës 28/01/2014 28/02/2014
115. 7535.02 - Prodhues i
orendive plastike Nama Group Durrës 17/02/2014 28/02/2014
7537.04 - Bërës këpucësh Mali Lezhë 07/01/2014 28/02/2014
117. 7537.04 - Bërës këpucësh MAS TORR Korçë 20/02/2014 31/03/2014
118.
8141.06 - Punëtor makine
fabrikimi për produkte
plastike
everest i.e Tiranë 24/01/2014 28/02/2014
119.
8142.04 - Punëtor të
makinerive për produkte
të veshjes së kartonëve
KID SH.P.K Vlorë 19/02/2014 20/03/2014
120.
8142.06 - Punëtor të
makinerive të prodhimit
të kutive prej letre
Buna shpk Durrës 31/01/2014 28/02/2014
121.
8152.20 - Punëtor qepje
të balave të tekstilit me
makineri
Albaco Shoes Tiranë 08/01/2014 30/06/2014
122. 8153.01 - Punëtor të
makinave qepëse Naber Konfeksion Durrës 15/01/2014 28/02/2014
123.
8153.04 - Punëtor
të makinave qepëse/
lëkurash
NEVADA SH.P.K Vlorë 23/01/2014 24/03/2014
124.
8153.08 - Punëtor
të makinave qepëse/
veshjesh
N.P.V.
INTERNACIONAL Korçë 08/01/2014 24/04/2014
125.
8153.08 - Punëtor
të makinave qepëse/
veshjesh
CUKALI Korçë 03/02/2014 28/03/2014
126.
8156.07 - Punëtor
ngjitës, fiksues dhe
ngrohjes së këpucëve me
makineri
Mito by Katerina
Firenze Berat 12/02/2014 28/02/2014
127.
8156.07 - Punëtor
ngjitës, fiksues dhe
ngrohjes së këpucëve me
makineri
Mito by Katerina
Firenze Berat 12/02/2014 28/02/2014
128.
8156.07 - Punëtor
ngjitës, fiksues dhe
ngrohjes së këpucëve me
makineri
Mito by Katerina
Firenze Berat 12/02/2014 28/02/2014
129.
8156.07 - Punëtor
ngjitës, fiksues dhe
ngrohjes së këpucëve me
makineri
Mito by Katerina
Firenze Berat 12/02/2014 28/02/2014
130.
8156.07 - Punëtor
ngjitës, fiksues dhe
ngrohjes së këpucëve me
makineri
Mito by Katerina
Firenze Berat 12/02/2014 28/02/2014
131.
8156.10 - Punëtor
qepës faqe këpucësh me
makineri
"PROTEC
SHOES"sh.p.k. Durrës 03/02/2014 28/02/2014
132.
8156.10 - Punëtor
qepës faqe këpucësh me
makineri
"SUNRISE" sh.p.k. Durrës 03/02/2014 28/02/2014
133.
8156.10 - Punëtor
qepës faqe këpucësh me
makineri
ENDI Durrës 03/02/2014 28/02/2014
134.
8159.10 - Punëtor i prodhimit
të dyshekëve me
makineri
"N.P. KRUJA" sh.p.k. Durrës 03/02/2014 28/02/2014
135.
8160.40 - Punëtor i përpunimit
të gjetheve të
çajit me makineri
Filipi Co Lezhë 20/02/2014 28/02/2014
136.
8171.12 - Makinist i prodhimit
të poçerisë dhe
porcelanit
Henry shpk Tiranë 25/11/2013 25/02/2014
137. 8322.01 - Shofer "DEMIR CUBI' Kukës 11/02/2014 11/03/2014
138. 8332.15 - Shofer trailer Mirlin shpk Tiranë 17/02/2014 03/03/2014
139. 9112.01 - Pastrues dhomash
në hotel SiERA Durrës 11/02/2014 28/02/2014
140. 9112.02 - Punëtor krahu
pastrimi në fabrikë GEMA a ACCESSORI Vlorë 19/02/2014 20/03/2014
141. 9112.04 - Punëtor krahu
pastrimi në restorant Era 2000 sh.p.k. Tiranë 10/02/2014 28/02/2014
142. 9212.07 - Punëtor i rritjes
së gjedhit Flori Lezhë 19/02/2014 28/02/2014
143. 9312.02 - Punëtor krahu "SOLISIMMA" SHA Korçë 20/02/2014 31/03/2014
144. 9312.04 - Punëtor krahu
mirëmbajtje rrugësh
Ndermarrja e Rrugeve
Rurale Fier 12/02/2014 28/02/2014
145. 9411.02 - Punëtor në fast
- food PICERI ILIADHI Vlorë 19/02/2014 19/03/2014
146. 9622.01 - Fatorino në
autobus SHEGA-TRANS Tiranë 21/01/2014 28/03/2014
147.
9629.04 - Punëtor i shërbimeve
të tjera elementare
jo të klasifikuar diku
tjetër
Euro Const Durrës 29/01/2014 28/02/2014
148.
9629.04 - Punëtor i shërbimeve
të tjera elementare
jo të klasifikuar diku
tjetër
"DEMIR CUBI' Kukës 11/02/2014 11/03/2014
149. 0216.02 - Polic ruajtje Kastriot Musabelliu Kukës 17/02/2014 17/03/2014