Për të gjithë ata që duan të humbin në peshë ose më saktë dhjamin në zonën e barkut, lëngu natyral do të jetë ndihma kryesore dhe që shoqërohet vetëm me 10 minuta ushtrime fizike në ditë, edhe në kushtet e shtëpisë për të vënë në punë muskujt e barkut duke tonifikuar sa më mirë ata.
Receta jepet si më poshtë
Përbërësit:
4 kivi
2 mollë
1 tufë nenexhik
1/4 lugë gjelle me pluhur karafili
1 dardhë
lëngun e 2 kokrrave limoni
5 gota ujë
Përgatitja
Të gjithë përbërësit merren dhe hidhen në një mikser dhe lihen derisa të bëhet një masë kompakte.
Kjo pije pihet nga një gotë para çdo vakti madje dhe para se të flini mund të pini dhe një gotë tjetër.