English

Prishtinë. Gjykata refuzon kërkesën e avokatëve të Shkëlzen Berishës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen nga ueb-faqja e gazetës “Zëri”, të lajmit ku thuhet se Shkëlzen Berisha, së bashku me biznesmenët serbë, Vuk Hamoviç dhe Damir Fazliç, kanë penguar ndërtimin e linjës së Interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm më 25.11.2013 ka marrë aktvendimin përmes të cilit propozuesit i refuzohet si e pabazuar kërkesa që gazeta “Zëri” ta heqë nga ueb-faqja e saj artikullin në të cilin përmendet djali i kryeministrit si mik me tregtarët serbë të energjetikës, i botuar në prill të vitit 2012.

Në korrik të vitit 2012 djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Shkëlzen Berisha, përmes dy avokatëve të tij, Artan Qerkimit dhe Korab Sejdiut, të cilit para pak ditësh iu është marrë licenca, patën paditur ish-kryeredaktorin e gazetës “Zëri” dhe një gazetar për lajmin me titull “Sali Berisha me mafien serbe kundër Kosovës”.

Përmes padisë, në atë kohë Berisha kishte kërkuar nga gazeta “Zëri” 100 mijë euro dëmshpërblim për dëmin moral që i ishte shkaktuar/Zëri.info/

KOMENTE