English

Berisha: Solidarizohemi me protestën e Pogradecit si fillimin e betejës për uljen e taksave

Protesta “Rama hiq duart nga xhepat tanë” po pushton Shqipërinë! Mbështetje të plotë biznesmenëve të Pogradecit.
Të dashur miq, dje qindra biznesmenë të qytetit të Pogradecit, të revoltuar nga rritja e taksave nga qeveria Rama-Meta, protestuan në bashkinë e qytetit dhe kërkuan uljen e taksave që po falimentojnë bizneset e tyre.
Të dashur miq, le të përshëndesim dhe të solidarizohemi edhe ne me këtë protestë si fillimin e betejës për uljen e taksave, kusht vendimtar për krijimin e vendeve të reja të punës, punësimin e qytetarëve dhe luftën kundër varfërisë. Ju bëjë thirrje biznesmenve të mbarë Shqipërisë të protestojnë kundër rritjes së taksave nga qeveria dhe të presin me gërshërët e protestës dorën e zezë të qeverisë Rama – Meta në xhepat tona!! sb.

Keshtu eshte shprehur ish kryeministri Berisha ne rrjetin e tij socıal ne facebook.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur protestën e biznesmenëve të Pogradecit si dhe e ka quajtur këtë proteste si fillimin e betejës.

KOMENTE