Një fermer në Herkimer County, në New York kishte vënë re një sjellje të çuditshme te lopët e tij dhe ato nuk dukeshin normale. Gjithashtu ato nuk prodhonin qumësht si zakonisht dhe për këtë i zoti i tyre, vendosi kamera survejmi për të kuptuar se çfarë po ndodhte me kafshët.
Por, fermeri është tronditur kur pa që dy persona që futeshin në stallën e lopëve dhe kishin abuzuar seksualisht me to. Fermeri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka lajmëruar policinë në lidhje me ngjarjen.
Si rezultat, Michael Jones, 35 vjeç dhe Reid Fontaine, 31 vjeç, u arrestuan për sjellje të keqe dhe për abuzim seksual me kafshët.
Autoritetet thanë, se Fontaine është përpjekur të bëjë seks me disa lopë, ndërsa Jones ka filmuar të gjithë skenën. Të dyshuarit nuk janë personat e parë të akuzuar për marrëdhënie seksuale me lopët, pasi në vitin 2008 braziliani Getulino Ferreira Paraizo është akuzuar për marrëdhënie seksuale me 400 lopë/Shekulli/