English

Atentat i dytë ndaj Armando Cekës. Plagosen rëndë dhe dy punonjës të tij (VIDEO)

Që prej 4 shtatorit të shkuar, autorët ende misteriozë të atentatit ndaj Armando Cekës kanë qënë mbikqyrësit më të rregullt të çdo lëvizje të tij.
Dhe momentin e parë që kanë siguruar hapësirën e duhur kanë goditur sërisht, këtë herë duke realizuar pothuajse objektivin e tyre: të vrasin me tritol biznesmenin e ndërtimit Armando Ceka.

Shpërthimi është dëgjuar mëngjesin e sotëm, në rrugën “Pjetër Budi”, në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur pranë Institutit të Higjienës, brenda një lokali që ndodhej aty pranë, ku janë plagosur tre persona, mes tyre edhe pronari i lokalit. Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit: Julian Çela 23 vjeç, Artur Sharra 46 vjeç dhe Armando Ceka 33 vjeç. Ky i fundit është pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi.


Nga shpërthimi vetë objektivi i atentatit dhe dy shokë punojës të tij kanë mbetur të plagosur. Julian Çela 23 vjeç së bashku me Armando Cekën janë dëmtuar rëndë duke mbetur edhe të gjymtuar. Ndërsa Artur Sharra 46 vjeç është lënduar lehtë dhe është jashtë çdo rreziku për jetën.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se Ceka dhe Julian Çela ndodhen në gjendje më të rëndë“Dy prej të plagosurve më rëndë dolën nga operacioni, s’mund të themi për momentin se janë jashtë rrezikut. I plagosuri Julian Çela ka amputim në të dyja këmbët, ndërsa Armand Ceka ka amputim të një këmbe. Armando Ceka dhe Julian Çela janë në gjendje të rëndë për jetën, Artur Sharra ka dëmtime të lehta”deklaroi zv/drejtori i Spitalit Ushtarak, Artan Distafa.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që mendohet se shpërthimi mund të jetë bërë me eksploziv.

Ky është atentati i dytë që i bëhet biznesmenit Ceka, pas atij të shtatorit të vitit 2013, kur në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, Armando Cekës iu vendos eksploziv në bagazhin e makinës së tij, tip “Volvo”. Nga shpërthimi u dëmtua vetëm makina, ndërsa biznesmeni Ceka nuk pati lëndime.
2084

KOMENTE