English

Ristani publikon fakte të reja për lidhjen e Ministrit të Brendshëm me persona të trafikut të drogës

Deputeti Ristani publikon fakte të reja për lidhjen e Ministrit të Brendshëm me persona të trafikut të drogës, dhe një foto kompromentuese të Kryeministrit Rama.

Tre ditë më parë, Partia Demokratike pyeti publikisht Ministrin e Brendshëm për kriteret që kishte aplikuar në emërimin e Ardian Serezit në Policinë e Shtetit, personi që u kap me 1 tonë drogë në kamion.

Gjithashtu ne i kërkuam Ministrit, në interesin më të lartë publik, të bënte të ditur: se cilat janë marrdhëniet e tij me Serezin, kur është takuar për herë të fundit me të, dhe si ia ka dalë i arrestuari me 1 tonë drogë, të sigurojë dëshmi të bardhë penaliteti për t’u emëruar në Polici, kur dihet se ai është dënuar më parë për vepra të rënda penale.

Ministri heshti.

Por heshtja e ministrit nuk është zgjidhje. Rezulton se Saimir Tahiri është i lidhur ngushtë me një grup të strukturuar kriminal, ku Serezi i 1 tonë droge, është një nga pjesëtarët.

Sot, po e pyesim publikisht Ministrin, por edhe Kryeministrin, se cila është lidhja që kanë me personin me inicialet Genti Alizotin.
E gjithë Tirana e di, se Gent Alizoti është një nga cunat e Ministrit të Brendshëm, gjithnjë në krah të tij, sidomos në fushatë zgjedhore, dhe kujdeset për punët e Ministrit.

Është ky që shihni në këtë foton, në krahun e majtë të Kryeministrit.

Alizoti është i dënuar për trafik droge. Ai është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë.
3 vite më pas është liruar me kusht.

Ky që del në foto në krahun e majtë të Kryeministrit, është krahu i djathtë i Saimir Tahirit. Formalisht është i punësuar në Minibashkinë e Kombinatit.

Saimir Tahiri e ka për detyrë të bëjë transparencë. Cila është lidhja e tij me këtë grup të dyshimtë të lidhur me trafikun e drogës dhe vepra të rënda penale. Cilat janë favoret që Ministri i Brendshëm i ofron këtij grupimi në ushtrimin e aktivitetit.

Paaftësia e Minstrit, përfshirja e kundraligjshme e militantëve në strukturat e Policisë dhe punësimi në to i ushtarëve të krimit, janë arsyet që situata e rendit dhe e sigurisë në vend është në shthurje dhe përkeqësim të përditshëm.

Ju e patë se çfarë ndodhi sot në mëngjes në mes të Tiranës, një shpërthim tritoli që ka sjellë tre të plagosur rëndë.

Zbulimi i lidhjeve kriminale të Ministrit të Brendshëm është një këmbanë alarmi që lidhet drejtpërdrejt me shkaqet dhe arsyet e riaktivizimit masiv të rrugëve rajonale të trafikut të drogës.

KOMENTE