English

"Jo tërheqje të vendimit të qeverisë" , shprehet ministri Haxhinasto për drejtuesit e furgonëve

“Nuk mund të pranojmë situatën e kioskizuar të transportit publik në Shqipëri. Transporti publik në Shqipëri do të bëhet me standarte siç e ka Europa, me linja të rregullta, me autobuz cilësor, me shërbim cilësor inteneraresh sepse kështu jo vetëm arrijmë një standart më të lartë sigurie por mbi të gjitha i shërbejmë qytetarëve në mënyrë europiane. Prandaj është domosdoshmëri që gjithkush t`i thërrasë mendjes së vet, e kam fjalën edhe partitë e tjera politike që nuk janë në mazhorancë që të kuptojnë që nga mbështetje që i bëhet ilegjitimitetit në fushën e transportit publik në Shqipëri vetëm e mbajnë Shqipërinë prapa. Nuk e lënë atë të shkojë tek standarti europian, t`i japim qytetarëve standartin e nevojshëm të shërbimit publik. Ne jemi të bindur që ta çojmë përpara, jemi të bindur që do ta arrijmë objektivin tonë. Jemi të bindur që jo vetëm transportin rrugor të arrijmë këto standarte por në përgjegjësi edhe shërbimet që ofrohen qytetarëve shqiptarë.
Sistemi do të jetë në mënyrë që të mos hyjë uji i korrupsionit në këtë sistem. Pa diskutim duke bërë partneritet edhe me teknologjinë e informacionit edhe me shërbimet që ajo ofron me qëllim që të eleminojmë subjektivizmin. Po kështu reformë do të bëhet edhe në mënyrën e certifikimit të automjeteve. Ka nevojë të menjëhershme të përmirësohet shërbimi në këtë aspekt duke bërë edhe këtë proces që të mos të ketë mundësi të hyjë korrupsioni. Sepse çdo lekë i fituar aty padrejtësisht mund të sjellë humbje të jetëve të njerëzve. Më tej do të forcojmë zbatimin e ligjit. Shqipëria ka një objektiv madhor është objektivi i të gjithë objektivave. Të shkojë në Europë. Shqipëria është vend europian dhe aspirate jonë kombëtare është integrimi në Europë. Dhe në Europë do të integrohemi vetëm duke zbatuar ligjin siç e zbatojnë europianët. Vetëm duke imponuar në çdo shërbim, çdo standart në çdo sketor atë që është europiane, standartin europian. Dhe ta zbatojmë atë. Nuk mund të përjashtohet edhe siguria rrugore nga europianizimi”, është shprehur Ministri i transporteve Edmond Haxhinasto.

KOMENTE