English

Lutfi Peti gjendet i pajetë ne Liqeni artificial Tiranë

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga kalimtarë të rastit, tek zona e njohur si Kodrat e Liqenit, në Tiranë.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Lutfi Peti, i cili është vënë re në brendësi të automjetit të tij nga banorët, të cilët sapo e kanë kuptuar që burri ishte i pajetë, kanë njoftuar policinë.

Nga këqyrja paraprake policia thotë se Lutfi Peti rezulton të jetë vrarë duke u goditur në kokë me sende të forta. Nuk ka ende një pistë të saktë, pavarësisht se paraprakisht u tha se ai mund të ketë rënë viktimë e ndonjë grabitjeje.

Lutfi Peti njihet si banor i zonës, ai kishte shitur disa toka kohë më parë dhe në shkëmbim i ishin dhënë nga ndërtuesit disa apartamente.

KOMENTE