English

Drejtuesit e furgonave 8+1 protestë para kryeministrisë. Ulen duke bllokuar rrugën e Elbasanit

Drejtuesit e furgonave 8+1 të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit kanë bllokuar sot rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Drejtuesit e furgonave janë ulur në rrugë duke protestuar kundër vendimit të qeverisë që rruga e kthimit të bëhet pa pasagjerë. Furgonat do të zhvillojnë protestë nga ora 12.00 deri në 14.00 përpara kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit mesa duket po planifikonin që të vendoseshin në shesh para Kryeministrisë së bashku me furgonët e tyre, por policia thotë se leja e protestës është marrë për drejtuesit e shoferëve dhe jo për mjetet në shesh.

Për “A1 Report” policia sqaroi se leja është marrë që të protestojnë drejtuesit e furgonëve 8+1 si individë dhe jo të bllokojnë sheshin para Kryeministrisë me automjete. Madje ata shtojnë se, në lejen e dhënë nga policia është caktuar dhe vendqëndrimi për mjetet.

Rreth 20.000 persona janë të prekur nga vendimi qeverisë dhe kërkesa e drejtuesve të mjeteve, vazhdon të mbetet e njëjta me ato të ditëve më parë, për anulimin e futjes në fuqi të ligjit të vitit 1998, që i ndalon ata të kthehen pa pasagjerë nga destinacionet e tyre.

KOMENTE