Një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Punëtori” të qytetit të Fushë-Krujës. Nga informacionet e para nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se automjetit, tip “Fiat Punto” i është vënë lëndë plasëse, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm.
Automjeti, me targë AA052FD është në pronësi të shtetases Mimoza Isufi, 42-vjeçe dhe ka qenë i parkuar poshtë pallatit të 42-vjeçares në momentin e shpërthimit.
Policia dyshon se autorët e ngjarjes mund të kenë ngatërruar objektiv, pasi 42-vjeçarja Mimoza Isufi është me profesion rrobaqepëse dhe nuk rezulton të ketë konflikte.
vijon...