Viktor Janukoviç është zotuar të luftojë për Ukrainën. Ai e ka dekëlaruar këtë në paraqitjen e tij të parë publike që prej "rrëzimit" të tij javën e kaluar.
Duke folur në Rusi , ai tha se ishte akoma president i iligjshëm i Ukrainës, por u detyrua të largohet nga Ukraina pas kërcënimeve për jetën e tij .
Tensionet janë të larta në Krime, ku rusët dominojnë me shumicë , ndërkohë Ukraina thotë se trupat ruse kanë pushtuar dy aeroportet .
Z. Janukoviç tha se tensionet në Krime ishin " të kuptueshme" por këmbënguli se veprimet ushtarake nuk ishin përgjigjia e duhur.
Ministri i ri i Brendshëm i Ukrainës , Arsen Avakov akuzoi Rusinë për kryerjen e një " pushtimi të armatosur " në Krime - pretendime këto të mohuara nga Moska.
Rikthimi
" Kam ndërmend të vazhdojë të luftoj për të ardhmen e Ukrainës , kundër terrorit dhe frikës , " tha zoti Janukoviç në konferencën për shtyp në qytetin rus Rostov
" Unë nuk mund të gjej fjalë për të karakterizuar këtë pushtet të ri. Këta janë njerëz që mbrojnë dhunën - Parlamenti ukrainas është i paligjshëm .
" Ajo që po ndodh tani është shkelje e ligjit , mungesë e autoriteti dhe terrori . Vendimet në parlament janë marrë nën presion . "
Ai i kërkoi falje popullit të Ukrainës pasi nuk pati " forcë të mjaftueshme për të mbajtur stabilitetin " dhe për lejimin e " mungesën e ligjit në këtë vend " .
Ai këmbënguli se nuk " iku fshehurazi " , duke shpjeguar se makina e tij u qëllua gjatë rrugës Kiev Kharkiv dhe ai u detyrua të lërë Ukrainën mes frikës për sigurinë e tij dhe të familjes së tij .
Ai tha se ai mbërriti në Rusi " në sajë të një oficeri patriotik nga ku iu dha strehim në Rostov , në afërsi të kufirit të Ukrainës , me një mik të vjetër .
Duke folur në rusisht , zoti Janukoviç tha se ai do të kthehem në Ukrainë ", sapo të kem garanci për sigurinë e jetës dhe të familjes sime " .
Yanukovich theksoi se zgjedhjet presidenciale të fiksuara në 25 Maj janë të paligjshme dhe se partia e tij do t'i bojkotojë, pasi zgjidhja e vetme është marrëveshja e arritur më parë mes palëve dhe e pranuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Ai e bëri të qartë qëndrimin e tij se e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është zbatimi i një marrëveshje kompromisi të mbështetur nga BE të nënshkruar me drejtuesit e opozitës javën e kaluar para se ai të rrëzohej.
Ai tha se trazirat aktuale në Krime ishin " një reaksion absolutisht natyror, grusht të shtetit bandit që ka ndodhur në Kiev ", dhe ka shtuar se ai ishte i befasuar nga kufizimet e treguara nga presidenti rus Vladimir Putin deri tani .
Por ai gjithashtu theksoi se " veprimi ushtarak në këtë situatë është i papranueshëm ", dhe tha se dëshiron që Krime të mbetet pjesë e Ukrainës .
Më parë , Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës tha se do t'i kërkojë Rusisë të ekstradojë Z. Yanukovych të dyshuar për vrasje në masë për vdekjen e më shumë se 80 njerëzve në përleshjet e dhunshme të javës së kaluar mes protestuesve dhe policisë .
I pyetur per lirimin e Tymoshenkos,Yanukovych theksoi: "Akuzat kriminale ndaj saj ishin te gjitha te provuara. Nje gjykate ukrainase vendosi per kete dhe kushtet e saj per te ne burg ishin ekskluzive. Vendimi se si u burgos ishte i ligjshem dhe se si u lirua jo, edhe pse une nuk kam pasur kurre asgje personale ndaj saj. Por, marreveshja qe ajo nenshkroi ishte ajo qe e denoi dhe Ukraina humbi mbi 20 miliarde dollare dhe Tymoshenko e di shume mire. Se cfare do te ndodhe me te ne te ardhmen? Kete do ta vendosin njerezit e Ukraines nepermjet votes se tyre".