English

Virusi pandemik AH1N1, i merr jetën 30 vjeçares në sanatoriumin e Tiranës

Shënohet rasti i parë që humb jetën nga virusi pandemik AH1N1 ose ndryshe gripi i derrit, në Shqipëri.

Një grua 30-vjeçare, 13-javëshe shtatzene nga një fshat i Fierit, e prekur nga ky virus, por shoqëruar dhe nga sëmundshmëritë e tjera ka humbur jetën ne Sanatoriumin e Tiranes. Gruaja është trajtuar në reanimacion për dy ditë me rradhë, por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të komplikacioneve të rënda.

"Para dy ditësh erdhi një vajzë e re, në gjendje të rëndë, me insuficiencë respiratore akute, temperaturë të lartë, njihej si diabetikë që në moshën 9-vjeçare. Virusi kishte prekur të gjitha organet vitale. Megjithë trajtimin intensiv pacientja ndërroi jetë", thotë doktoreshë Alma Cani, shefe e reanimacionit të Sanatoriumit.

Nderkohe qe ne poliklinika dhe qendra shendetsore ka nje fluks pacientësh qe paraqiten per vizite mjekësore, deri me daten 27 shkurt ne ISHP jane derguar 433 mostra te personave te dyshuar me grip, ku vetem ne muajin shkurt jane regjistruar 245.

57 mostra kanë rezultuar me viruset e gripit, nga te cilat 31 me AH3 dhe 26 me AH1. Drejtori i Shendetit Publik Arjan Bregu deklaroi se nuk ka vend per panik nderkohe qe dha disa keshilla per t'u mbrojtur.

"Për javën që jemi në vazhdimësi, numërohen rreth 16.500 raste të infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, pra rreth 5 për qind më lart, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Jemi në një situatë të qarkullimit me intensitet mesatar të gripit. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek një tjetër i shëndoshë, nëpërmjet kollitjes, teshtimës ose indirekt me prekje nëpërmjet këmbimit të duarve dhe kontakteve të tjera fizike.Virusi përhapet nga ajri nëpërmjet grimcave të ajrit, që kalojnë në grykë, hundë dhe shtohen pas një deri në katër ditësh japin shenjat e para të gripit", tha Bregu.

Nder keshillat kryesore eshte vaksinimi ndaj gripit, duke perfshire dhe disa masa higjienike si venia e dores para kur teshtijme, larja e shpeshte e duarve, evitimi i ambienteve te populluara si dhe vecimi ne nje dhome me vete i familjarit te prekur nga gripi. Kujdes i veçante duhet treguar per femijete vegjel dhe te semuret kronike, ku viruset e gripit shkaktojne komplikacione te renda/TCH/

KOMENTE