English

Sëmundjet e zemrës te femrat

Sëmundjet e zemrës tradicionalisht konsiderohen si sëmundje të meshkujve, mirëpo ato gjithnjë e më shpesh po shfaqen edhe te femrat, të cilat humbin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare më shpesh se nga të gjitha format e kancereve së bashku. Në librin “Zemra e femrës”, Dr. Suzanne Steinbaum ofron disa këshilla për të mbrojtur shëndetin e zemrës, ndërsa mes tyre shpjegon ndikimin e disa faktorëve që e dëmtojnë zemrën. Një nga këta faktorë është depresioni, i cili është shumë më i shpeshtë te femrat sesa te meshkujt. Ankthi është një tjetër gjendje mjaft e shpeshtë te femrat që lë pasoja në zemër. Studime të shumta kanë treguar se pesimizmi është jashtëzakonisht i keq për zemrën. Pacientët pesimistë që kanë pësuar infarkt të zemrës kanë qenë për 30 për qind më të rrezikuar nga vdekja në krahasim me pacientët që nuk ndikohen nga pesimizmi. Njerëzit e zemëruar dhe me prirje armiqësore shpeshherë kanë probleme me zemrën:- shkruhet te mjkeu.net. Femrat e punësuara të cilat nuk janë të kënaqura me punën e tyre janë shumë më të ekspozuara ndaj rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

KOMENTE