Qëllohet me vezë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Incidenti ka ndodhur pasi Vasili doli nga Presidenca ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani.
Një person është afruar pranë Vasilit teksa ky i fundit po mbante një konferencë për mediat ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë Garda.
Vetë Vasili është shprehur se nuk ka dijeni për arsyen e një veprimi të tillë dhe se nuk e njeh agresorin.
Agresori quhet Mustafa Gjyzeli, 68 vjeç dhe ky nuk është incident i parë. 68-vjeçari ka goditur edhe më parë makinën e Vasilit me vezë. Gjyzeli është dërguar në Komisariatin Nr.2, ku po merret në pyetje mbi ngjarjen.