O. Manjani - Ndryshon struktura e pagave të nëpunësve civilë. Në listën e personave që u preket paga janë zëvendësministri dhe nëpunësit e kabineteve në kryeministri, në ministritë e linjës, punonjësit në administratën e presidentit, nëpunësit e administratës së kuvendit, të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të aparati të Prokurorinë e Përgjithshme dhe disa institucioneve të pavarura. Gjithashtu sistemimi i pagës ndryshon edhe për punonjësit e institucioneve në varësi të kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës, pushtetin vendor dhe administratën e prefektit.
Ndryshimi i pagave
Personat që janë në pozicionin e drejtorit të njësisë trajtohen me pagë të kategorisë II-a, që është 107.800 lekë/muaj. Jurist, inspektor dhe koordinator do të trajtohen me parën e kategorisë II-b, që është 107.800 lekë/muaj, të cilës i mblidhet dhe shtesat e tjera të parashikuara në ligj. Personat që punojnë në departamentin e administratës publike në pozicionin e koordinatorit do të trajtohet me pagë të kategorisë III-a, që është 74.400 lekë/ muaj, kësaj vlere i mblidhen edhe shtesat që janë përcaktuar në ligjin për nëpunësin civil. Ndryshimet kanë prekur edhe gjithë strukturën e Drejtorisë së Doganave dhe punonjësit e këtij sistemi. Sipas ndryshimeve që hynë në fuqi dje titullari i këtij institucioni paguhet me pagën e kategorisë II-a që është 107.800 lekë/muaj, të cilës i shtohen edhe 20 000 mijë lekë në muaj si shtesë për kushtet e punës.
Ndërsa Zv/drejtor i përgjithshëm paguhet me kategorinë II-b, që është 91.700 lekë/ muaj dhe i shtohet edhe 15000 lekë në muaj për kushtet e punës. Këshilltari, drejtori i drejtorisë, drejtor drejtorisë rajonale, kryetar i degës doganore Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Kakavijë dhe Rinas paguhen me kategorinë III-a, që është 65.200 lekë/muaj, të cilës i shtohen edhe 15000 lekë në muaj për kushtet e punës. Ndërsa personat që punonjnë në pozicionet, inspektor kontrolli i brendshëm, përgjegjës turni, përgjegjës zyre, komandant grupi antikontrabande, specialist dhe administrator rrjeti paguhen me kategorinë III-b, që është 57.000 lekë/ muaj dhe ju shtohet edhe 14000 lekë në muaj për pozicionin e punës dhe shtesat e tjera që parashikon ligji.
Vendorët
Në ndryshimet e qeverisë janë përfshirë edhe punonjësit e njësive të qeverisjes vendore. Kështu është vendosur ndryshimi për kategoritë e pagave të nëpunësve në institucionet rajonale dhe vendore, në varësi të Këshillit të Ministrave, të institucioneve vendore në varësi të institucioneve rajonale, të punonjësve që kryejnë funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor, të bordeve të kullimit, të komisioneve vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektit të qarkut. Kështu sipas tabelës titullar i institucionit vendor, përgjegjës i zyrës rajonale, përgjegjës sektori në institucionet rajonale, përgjegjës sektori në drejtoritë e bujqësisë, përgjegjës sektori në Degën e Thesarit Tiranë, përgjegjës të degëve vendore të thesarit, përgjegjës i zyrës së gjendjes civile në bashki, përgjegjës i gjendjes civile pranë prefektit, inspektorët e sistemit të Ministrisë së Bujqësisë do të paguhen me paga të kategorisë së IV-a, e cila është 45.800 lekë/muaj dhembi këtë shumë mblidhet shtesat e tjera që parashikon ligji. Ndryshimi i pagës ka prekur edhe përmbarues gjyqësor në zyrat e përmbarimit gjyqësor dhe specialistët në Zyrën vendore të shërbimit të provës të cilët paguhen me kategorinë IV-a.
Shtesat
Sipas ligjit të ri në Kryeministri, pozicionet “Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit” dhe “Drejtor i Departamentit të Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, do tëketë në shtesë në masën 8 000 lekë në muaj, pozicionet “Drejtor njësie, jurist, koordinator dhe inspektor në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit” dhe “Drejtor njësie, drejtor drejtorie dhe koordinator në Departamentin e Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, do të kenë një shtesë në masën 10 000 lekë në muaj. Pagat kanë ndryshuar edhe për Teatrin Kombëtar dhe Drejtorinë Artistike të Teatrit të Operas dhe Baletit në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor”.