Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç. Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në stacionin e furgonëve në qendër të qytetit, ku kanë mbetur të vdekur vëllezërit Genti dhe Andrea Cara, nga fshati Zhejë i Kurbinit.
Me marrjen e njoftimit per ngjarjen e ndodhur u organizua nje operacion i shpejte i policise ku u angazhuan forcat e Komisariatit te Policise Laç dhe sherbimet e specializuara te Drejtorise se Policise Qarkut Lezhe dhe menjehere u be e mundur kapja ne flagrance se bashku me armen e krimit, e autorit te dyshuar te kesaj vrasje me arme zjarri shtetasi Altin Piroli, rreth 27-vjeç, banues në fshatin Zhejë.
Sipas deshmitareve te tre personat ishin miq mes tyre dhe policia po punon per te zbuluar shkakun e kesaj ngjarje te rende. Nderkohe qe autori i krimit sipas policise eshte nje person problematik dhe me probleme mendore.