English

Presidenti i Republikës Bujar Nishani takime këshillimore mepërfaqësues të grupeve parlamentare

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, në zbatim të detyrimit kushtetues, si dhe, në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, zhvilloi dje takime këshillimore me krerë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare.

Gjatë takimeve u diskutua për kriteret e kandidatëve si dhe procedurat e dekretimit dhe miratimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Në këto takime grupet parlamentare u përfaqësuan nga zoti Gramoz Ruçi i Partisë Socialiste, zoti Edi Paloka i Partisë Demokratike, zoti Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Tahir Muhedini i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe zoti Ylli Shehu i Partisë Republikane.

KOMENTE