English

Flamuri kuq e zi ngrihet në hyrje të Prishtinës

Flamuri kuq e zi është vendosur dje në shtyllën e lartë te Rrethi i kryeqytetit, aty ku që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës valonte flamuri shtetëror. Besohet se flamuri është vendosur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, apo Komuna e Prishtinës.

Adonis Tahiri zyrtar për informim i komunës së Prishtinës, nuk ishte në gjendje të thotë diçka për portalin e gazetës Tribuna, lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar te Rrethi, në hyrje të qytetit.

Mendohet se kjo është bërë në shenjë të festimit të përvjetorit të “Epopesë së UÇK”-së.

KOMENTE