English

Polikron Çelo: Gripi te fëmijët. Shenjat, masat dhe mjekimi

DR. Polikron Çelo - Kemi të bëjmë me një sëmundje virusale. Tabllonë tipike e japin viruset e tipi A dhe B, ndersa virusi C shkakton rrufë të lehtë. Nga ana praktike, ka rëndësi të dihen se si virusi A dhe ai B, me kalimin e kohës mund tw pësojnë disa modifikime, duke krijuar nëntipe. Kjo po ndodh dhe sot në vëndin tonë, pra nga dy, në qarkullim kemi 4 tipe. Duke ditur ketë të vecantë, do te kuptojme: arsyen pse sa kolojmë një grip, mbas disa ditësh sëmuremi persëri me grip.
C’është gripi Derrit?
Është pikërisht një nëntip i virusut A - A (H1, N1) i cili zhvillohet pak a shumë me të njëjtat shenja po me ndërlikime pak më të rënda

Ka mediamente kundët tij?

Po - Për mjekimin e këti virusi, sot përdoret medikamente si psh oseltavir (Kamiflu) ose Zamivir (Relenza).

Si merret?
Viruset kalojnë nga të sëmurët në të shëndoshët nëpërmjet sperkëlave të peshtymës (gjatë teshtitjeve, kollës e duke foluri) ose me anë të duarve (të sëmurët kur teshtiten ose kolliten, vendosin doren para hundës dhe gojës). Duke u dhënë duart të tjerëve, virusi kalon në duart e të shëndoshëve e mandej në rruget e tyre të frymëmarrjes.
Këto dukuri bëjnë që virozat të përhapet me mjaft shpejtësi, sidomos në mjediset ku ka grumbullime (cerdhe, kopështe, shkolla etj).

Si shfaqet?
Nga marra e virusit, deri në shfaqien e shënjave të para, kalon një perudhë pa shënja (e heshtur) mjaft e shkurtër, që zgjat disa orë deri në 1-2 ditë.
Shënjat e gripit në fëmijë janë pakashumë ato të të rriturve, po mënyra se si sfaqen ndryshojnë nga një rast në tjetrin në vartësi të moshës.
• Në fëmijët e muajve të parë
Ato që tërheqin vëmëndjen janë grindjet, të qarat në dukje pa ndonjë shkak, prishja e gjumit
dhe rënia e dëshirës për marrjen e gjirit ose të biberonit. Temperatura dhe shumë nga
shënjat e tjera mund të mungojnë.
• Deri 2 vjec
Gjëndje e përgjithëshme jo e mirë, hundë të zëna, prishje e humorit ulje e oreksit dhe erë acetoni nga goja. Krahas temperaturës së lartë, në shumë raste dalin në plan të parë crregullimet e aparatit tretës: të përziera, vjellje e diare që mund të cojnë në humbje të ndishme të lëngjeve (e njohur me emërin gjëndje dehidrimi).
• Në moshat parashkollore
Shënja fillojnë të bëhen të ngjashme me ato të të rriturve.
- rrufë, teshtitje, kollë, skuqie sysh e rrjedhje hundësh
- temperaturë e lartë që arrin deri në 39-40 gradë), shoqeruar shpesh me rrenqethje, të
dridhura e ndryshime në lëkure (lëkurë e patës)
- marre zëri e dhimbje fyti
- dhimbje koke muskujsh, kockash e kycesh
- jo rrallë dhimbje barku, të vjella e diare
- gjëndje e përgjithëshme jo të mirë mungesë e theksuar oreksi

Cila është ecuria?

Sëmundja arrin pikun aty nga dita e dytë e tretë, mandej të gjitha shënjat fillojnë të zbuten gradualisht. Gripi normalisht ka ecuri të shkurtër, mesatarisht 6-7 ditë, pamvarësisht se dhe për pak ditë, fëmija mund të ketë pak kollë dhe ulje të oreksit.
Nëse nuk do të kishte ndërlikime, Gripi nuk do të përbënte probleme, po pikësisht shfaqia e tyre në cdo kohë, e bën të pa paparashikushëm ecurinë e tij; prandaj jo më kot ka lindur shprehja: gripi dihet si fillon, po nuk dihet si përfundon; shprehje që na bën të jemi tepër të vëmendëshëm për kapjen e tyre në kohë.
Ndërlikimet shkaktohen jo vetëm nga viruset, po dhe nga mbivendosja e mikrobeve të tjerë.
Ato shfaqen më shpesh në moshat e vogla dhe fëmijët me probleme të tjera shëndetësore.
Dhënia e antibiotikëve për të parandaluar ndërlikimet, është një veprim i gabuar; antibiotikët do të jepën vetëm nga mjeku vetëm për mjekimin e ndonjë ndërlikimi.

Cilat janë ndërlikimet më të zakonshme?

• maisjet e rrugëve të frymëmarrjes (laringite, bronkite, bronkopneumoni etj)
• maisjet e veshit dhe të sinuseve
• humbja e lëngjeve (nga temperatura e larte, shoqëruar sidomos me të vjella e diare
• interesimi i sistemit nervor

Kur duhet dyshuar për ndërlikime?

Ja disa nga shënjat që duhet të ngjallin gjithmonë dyshime për ndonjë ndërlikim:
- në një fëmijë të moshës së gjirit, përgjumësia, refuzimi i marrjes së gjirit ose biberonit, maviosja që thellohet herë pas’herë (në vënd të kollës) - janë shënja tepër shqetësuese për maisje të rënda të rrugëve të poshtëme të frymëmarrjes prandaj pa humbur kohë lidhuni me mjekun.
- shpeshtësija e madhe e frymëmarrjes, shoqëruar me kollë ngacmuse, rënkime, maviosje të buzëvë, zgjerim të vrimave të hundës, thellim të hapësirërave midis brinjëve - janë shënja tipike të maisjeve të rënda të rrugëve të poshtëme të frymëmarrjes si Bronkiolite, Bronkite, Pneumoni etj.
- qarjet me ritma, të cilat bëhen më të forta kur ushtrohet pak presion mbi tragusin e veshit ose kur fëmijët më të rritur ankojnë dhimbje veshi të cilat shtohen në prekje - janë të dhëna për maisje veshi
- kolla disi e vecantë (si të lehurat e qenit), është e dhënë për maisjen e laringut ( laringit)
- kolla e thatë, kumbuese (si e ngjjirrur), flet për Trakeit ose laringotrakeit.

Si të kujdesemi për fëmijën e sëmurë?
Ja disa këshilla të përgjithëshme, të vlefshme për të gjitha moshat:
• jepuni të pinë sa më tepër ujë
• lagështoni ajrin e dhomës ku mbahet fëmija
• mos e vishni tepër as mos e teproni me mbulesa
• nese ka shumë kollë, vendoseni të flerë me një jastëk pak më të lartë
- Për uljen e temperaturës - Nëse kalon mbi 38.5, si në cdo rast tjetër paracetamol ose Ibuprofen, JO ASPIRINË.
- Regjimi - Do të shtrihet në shtrat ose jo, këtë e zgjidh vetë fëmijë, ju mos i detyroni. Fëmijët, duhet të qëndrojnë në shtëpi, në mjedise të ngrohta (jo të nxehta), me ajër pak të lagështuar.
• - Ushqyerja - Mungesa e oreksit është dukuri e zakonshme, po mos i lini me stomakun bosh. Mundohuni tu ofroni psh supa të holla perimesh, të varfera me proteina dhe yndyra. Këto të fundit nxisin acetonin (atë erë të rëndë që ju ndjeni nga goja e tij).
Për fëmijët më të rritur, në përgatitjen e ushqimit, të merret dhe mendimi i tyre por sidoqoftë të mos mungojnë supat me perime, gjellët me lugë, qumështi, frutat ose lëngjet e tyre.
Ka mendime (të pa vërtetuara shkencërisht) se supat me lëngun e pulës e lakër, qepa, hudhra e limoni. ndikojnë për “zbutjen e shënjave të Gripit”. Nëse pëlqehen ska pse të mos jepen, po të mos konsiderohen pjese përbërëse të mjekimit të gripit dhe të jepen me detyrim.

- Për qetësimin e kollës - më mirë se shurupet, ato që bëjnë zakonisht gjyshet (avull caj, kamomil, qumësht me sodë etj). Lagështoni ajërin e mjedisit, jepuni më tepër lengje (ujë, lëngje frutash të holluara e cdo lëng tjetër që u pëlqen). Nëse lind nevoja për ndonjë shurup, mos u nisni nga emeri, kërkojeni sipas tipit të kollës, pra shurup për kollë të thatë ose të njomë.
- Në rast diareje (shoqëruar ose jo me të vjella) - nuk ka nevojë për medikamente, mjafton të plotësohen lëngjet të humbura.
- Dhimbjet e veshit, deri sa të lidhemi me mjekun, qetësohen me Paracetamol.
- Antibiotikët nuk veprojnë mbi virusin, prandaj nuk duhen dhënë në Gripin pa ndëlikime;
po nëse shfaqet ndonjë ndërlikim, dhënia e tyre bëhet e domosdoshme (këtë e vendos mjeku).

Si mund të parandalohet?

Mundohuni të shmangni kontaktet me të sëmurë me viroza duke evituar vizitat e panevojshme ose në mjediset me grumbullime.
Fëmijët të lajnë shpeh duart dhe ti venë para gojës kur teshtiten ose kolliten.
Për pastrimin e hundëve, të përdoren facoleta për këtë qëllim, mandej të palosen dhe të hidhni në vende të posocme.
Masa më e rëndësishme është bërja e vaksinës kundër gripit. Koha më e përshtatëshme për bërjen e saj është pragu i fillimit të virozave, zakonisht fillimi Tetorit ose gjatë Nëntorit; po në gjëndje të vecanta mund të bëhet dhe në periudha të tjera.
Vaksina nuk bën pjesë në të detyrushmet, po këshillohet sidomos në fëmijë me sëmundje të përsëritura të rrugëve të frymëmarrjes (përfshi asmën) dhe në një sërë sëmundje të tjera (diabet, sëmundje veshkash, zëmre etj); ndërsa në fëmijët e shëndetshëm, nuk përbën domosdoshmëri.

KOMENTE