English

Rama dhe Napolitano dy vende fqinje, bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh

Kryeministri Edi Rama mikpriti dje Presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano.

Duke e falënderuar zotin Napolitano për vizitën, Kryeministri Rama u shpreh se është gjithnjë një kënaqësi të presë një mik të shqiptarëve.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Napolitano nënvizuan se miqësia mes dy popujve, që i bashkon jo vetëm afërsia gjeografike, por edhe afërsia kulturore dhe interesa të përbashkëta si dy vende fqinje, përbën një bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Kryeministri Rama theksoi se mbi këto themele dhe konsiderimin e Italisë një partner kyç, ndërmori disa vizita në Itali, me fokus rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve italiane në Shqipëri.

Presidenti Napolitano vlerësoi punën e Qeverisë shqiptare, si dhe garantoi Kryeministrin Rama se Italia qëndron në krah të Shqipërisë.

Në takim u vlerësua roli e kontributi i Shqipërisë në rajon, për të cilin Kryeministri Rama nënvizoi se 100 vjet pas fillimit të Luftës I Botërore, Ballkani jeton një situatë cilësisht të ndryshme. Perspektiva e përbashkët europiane e Ballkanit, u shpreh Kryeministri, sot është e qartë dhe më e afërt. Ndonëse, theksoi ai, kjo kërkon edhe marrjen e përgjegjësive të reja përballë sfidave të reja që kanë të bëjnë me zhvillimin e prosperitetin e rajonit.

KOMENTE