English

Rexhep Tajip Erdogan bisedë 90 minuta me Vladimir Putin

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan diskuton ngjarjet e fundit të Krimesë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Kryeministri Erdogan nuk ka hezituar t’i telefonojë presidentit rus rreth asaj që po ndodh në Ukrainë duke kërkuar nga vet Putin një zgjidhje të krizës sa më shpejt të jetë e mundur.

Kreu i qeverisë turke gjatë një ore e gjysmë bisedë me liderin rus tha se është primare dhe thelbësore që të gjendet një zgjidhje paraprake. Ndër to Erdogan citoi se zgjidhja është kryesisht përgjegjësi e ukrainasve, duke shtuar se situata duhet të qetësohet pasi çdo paqëndrueshmëri apo tension tjetër do të ndikojë në të gjithë rajonin.

Sipas Erdogan nuk është e drejtë që të përdoren lëvizje të tilla që kërcënojnë integritetin e territorit. Kryeministri i shprehu gjithashtu presidentit rus të gjitha shqetësimet, duke i rikujtuar atij rëndësinë e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve bazë të marrëdhënieve ndër qeveritare në zgjidhjen e krizës aktuale.

KOMENTE