Më datë 04. 03. 2014, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër dhe Komisariatit Policisë Malësi e Madhe, është organizuar kontroll në Fshatin Kurtaj, Komuna Gruemirë e rrethit Malësi e Madhe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Tafë Balijaj, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
- 238 copë Kallëp Tritoli
- 200 metër Fitil Zjarrpercjellës
- 150 copë Kapsolla Detonatore
- Tre armë zjarri Automatik Model 56 mm
- Gjashtë arka me Fishekë Model 56 mm
- 100 copë Granata Dore Mbrojtëse
Shërbimet e policisë po vazhdojnë kontrollet në zonë. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet proceduriale. Në përfundim do të jepet informacion i plotë.