Provojeni
Nëse dëshironi dhëmbë të shëndetshëm e të bardhë harrojini zbardhuesit e kushtueshëm e të vrazhdë dhe provoni dicka më të thjeshtë dhe Natyrale, Vajin e Susamit, mundësisht të prodhuar me mënyren e ftohte, (ashtu siç e prodhojmë ne). Nëse e përdorni këtë vaj për larjen e gojës do t'i keni mishërat e dhëmbëve më të shëndetshëm, dhe dhëmbët më të bardhë. Ky vaj ka cilësinë e mrekullueshme të luftojë mikrobet në këtë mënyrë dizinfektimi bëhet në mënyrë të përsosur.
Si mund ta aplikoni?
Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes para se të hani ose të pini dicka, është të merrni nje sasi vaji susami prej 15 ml. Hidheni këtë sasi në goje dhe filloni të bëni nje tip shpëlarje duke e rrotulluar sa majtas djathtas me lëvizje tl ripërsëritura, në mënyrë që vaji të ketë mundësi të shpërndahet mirë në të tërë gojën. Bëjeni këtë gjë për rreth 5-10 minuta, në fakt sa më gjatë aq më mire për ju. Pas 10-15 minutash vaji do të bëhet më i hollë dhe do të mari një ngjyrë si të bardhë. Më pas lajini normalisht me pastën e zakonshme. Nëse në mëngjes jeni shumë të zënë dhe s'keni shumë kohë, mund ta beni këtë gjë ndërkohë që jeni duke bërë dushin, ose jeni duke u marrë me diçka tjetër.
Masazh para se të flini:
Mjekët rekomandjonë nje masazh të tillë edhe para se të shkoni për të fjetur. Për të mos harxhuar shumë kohë, ju mund të hidhni disa pika vaj në furçën e dhëmbëve dhe masazhoni mishërat, fërkojini dhëmbët njësoj siç bëni me pastën e dhëmbëve. Për efekt më të gjatë, mos e shpëlani gojën por lëreni vajin të veprojë edhe gjatë natës. Ka shije të mirë, për më tepër do t'jua mbajë gojën të pastër.
Ky vaj gjithashtu mund të përdoret edhe në vend të balsamit të buzëve, është zbutës shumë i mirë dhe nuk i lejon të plasariten.
Veti të tjera të vajit të susamit
Ky vaj është përdorur prej qindra vjetësh si vaj "shërues". Është anti-bakterial dhe anti-viral për sëmundje të ndryshme të lëkurës si stafilokoku dhe streptokoku, si edhe për kërpudhat e zakonshme ose problemet që atletët kanë. Ky vaj ka edhe aftësi ati-infiamatore, gjë që e bën atë të mrekullueshëm për lëkurën.
*Anti-bakterial
*Anti-infiamator
*Anti-oksidant
*Përthithet shpejt nga lëkura
*Stimulon rritjen e qelizave te reja
*Është shumë i qëndrueshëm edhe nëse mbahet në temp dhome.
I pasur me Vitamina A, B1, B2, B3, dhe E, ky Vaj është gjithshtu ekstremisht efektiv dhe i domosdoshëm për organizmin. I veçantë nga vajrat e tjerë, sepse është shumë i pasur me Minerale si Kalcium, Magnez dhe Fosfor. Për t'u pirë mund të përzihet me Vaj Bajame, Jojoba, Lini, ose Ulliri.
Përdorime speciale te tij:
*Kur digjesh nga dielli (qetëson në maksimum lëkurën)
*Ndihmon në tendosjen e lëkurës (tonifikimin e saj)
*Ndihmon në kontrollin e akneve (dmth i parandalon ato)
*Ndihmon për të zbutur ekzemat
*Mund ta përdorni edhe për bebet (t'i lyeni të ndenjurat para se t'i vini pelenat në këtë mënyrë do të mbrohet nga acarimi)
*Ka cilësi mbrojtëse nga rrezet e diellit (bllokon rrezet e tij te dëmshme)
*Përdoret për masazhe dhe ka cilësi rigjeneruese
*Ndihmon edhe për të shëruar gërvishtjet sipërfaqësore në lëkurë.
Ky vaj ka edhe aftësi pastruese (duke qenë se është anti-bakterial, dhe në përgjithësi të gjithë vajrat Natyrale e kanë këtë aftësi), kështu që përdoret edhe për maska fytyre./Bimë mjekësore/