Shqipëria ka vendosur të kontribuojë me dy vëzhgues në misionin e OSBE-së në Krime.
Me kërkesë të Ukrainës, dhe në zbatim të Kapitullit III të Dokumentit të Vjenës për Besimin Reciprok dhe Ndërtimin e Masave të Sigurisë, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së ku përfshihen SHBA, vende Evropiane dhe përfaqësues të Qendrës së Parandalimit të Konflikteve të OSBE-së.
Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit, dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura.