English

Tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Gjenden 3 fëmijë të therur

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Tre fëmijë, të moshave 4, 10 dhe 13 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Lecco të Italisë. Nuk dihet ende se kush është autori i kësaj ngjarjeje të tmerrshme, por policia dyshon se mund të ketë qenë mamaja e tyre, ajo që i ka vrarë barbarisht fëmijët e saj me thikë, dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Vajzat jetonin vetëm me të ëmën në qytetin e Leccos, pasi prindërit ishin divorcuar prej disa vitesh.

Policia italiane eshte duke u perpjekur te vendoset ne kontakt edhe me babain e vajzave, gjithashtu shqiptar, i cili pritet te merret ne pyetje per te hedhur drite mbi arsyet e kesaj fatkeqesie.

Familja e përbërë nga katër femra raportohet se ndihmohej prej “Caritas” dhe përfitonte një asistencë të vogël nga shteti italian, për shkak të kushteve tepër të vështira ekonomike në të cilën ndodhej.

KOMENTE