English

Recetat që nuk i dini për vajin e bajames

Vaji i bajameve bën mrekulli në kujdesin e lëkurës suaj. Ai mund të përdoret në mënyra të ndryshme, nga maja e kokës e deri tek këmbët për një ndjenjë freskuese dhe kurim natyror. Ndoshta po të keni parë me vëmendje,a e keni vërejtur 'vajin e bajameve' si përbërës në produktet kozmetike për bukuri? E po le të flasim për mirësinë shkencore të vajit të bajameve.

Rrudhat dhe vijat e fytyrës

Janë ato vijat tek sytë dhe rreth tyre cënuese për fytyrën tuaj? Atëherë përgatituni që të llastoni lëkurën e fytyrës me një masazh vaj bajamesh çdo fundjavë. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe të forcojë lëkurën e lëshuar për shkak të rrudhave.

Thjesht merrni 2 lugë kafeje vaj bajamesh dhe derdhni në të 2 pika vitaminë E. Aplikoni këtë përzierje në fytyrën tuaj dhe masazhoni atë butësisht me gishta në lëvizje rrethore. Vazhdoni këtë proces për 10-15 minuta dhe fshini fytyrën tuaj me peshqir të butë.

Gjunjë dhe bërryla të vrazhdë

A e dini se çfarë e shkakton vrazhdësinë në gjunjë dhe bërryla? Natyrisht ajo është thatësia. Gjunjët janë pjesa më pak e mbajtur në trupin tonë dhe në këtë mënyrë ato errësohen dhe bëhen më të vrazhdë.
Merrni 2 lugë kafeje vaj bajamesh dhe disa pika limoni, aplikojeni mbi gjunjë dhe bërryla. Lëreni këtë përzierje për 30 minuta, pastaj pastrojeni atë me ujë të ftohtë.
Këtë përzierje mund ta lini gjatë natës për rezultate më të shpejta. Vaji i bajameve ushqen dhe zbut lëkurën e thatë, ndërsa limoni largon ngjyrën e errët.

Këmbët e plasaritura

Këmbët nuk mbahen mirë në ditët e sotme si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Ngroheni vajin e bajameve dhe përzijini disa glicerinë në të. Aplikojeni këtë përzierje mbi zonat e thata të këmbëve tuaj dhe filloni t'i fërkoni. Lëre të qëndrojë 10-15 minuta dhe pastaj lajini me sapun. Pas kësaj këmbët tuaja do duken të buta dhe të bukura.

KOMENTE