English

Bashkim Dobrushi: Vajzat e mia ishin forca ime, Edlira ishte një nënë e mirë, por kurrë nuk do ta fal

“Ishte një nënë e mirë, por unë as nuk mundem dhe as nuk dua ta kuptoj veprimin që ajo bëri”. Kështu ka deklaruar babai i tre vajzave të mitura që u vranë tre ditë më parë me thikë nga nëna e tyre në Lecco të Italisë.

Bashkim Dobrushi, babai i tri vajzave të vrara nga nëna e tyre, është kthyer në Itali për të ndarë pikëllimin me familjen e tij. Ai ka udhëtuar për në Itali me një avion nga Tirana për në aeroportin e Malpensës të dielën.

Policia ka “respektuar dhimbjen” e tij dhe nuk e ka marrë menjëherë në pyetje, proces që është kryer të hënën në mëngjes. Kjo është bërë për të kuptuar situatën mes tij dhe bashkëshortes, që u arrestua të dielën pasi dëshmoi për krimin e tmerrshëm.

45-vjeçari ka qëndruar tek shtëpia e vëllait të tij, pak kilometra larg skenës së tragjedisë, për shkak se ishte në proces divorci nga bashkëshortja, Edlira Dobrushi.

Bashkimi sapo ishte nisur për në Shqipëri me partneren e tij të re, një vajzë më të re në moshë se ai vetë, të cilën donte ta paraqeste në familjen e prindërve të tij.

Gjatë marrjes në pyetje, ditën e hënë, Bashkimi ka përsëritur disa herë: “Nuk duhet t’i kisha lënë vetëm”, por nga ana tjetër wshtw shprehur se, “nuk kishte ndonjë problem mes nesh pas arritjes së një marrëveshje për divorc”.

” Vajzat e mia kanë qenë të mrekullueshme dhe Edlira ishte një nënë e mire. E mirë si të gjitha nënat. Edhe pse ne kemi patur shpesh grindje, edhe pse ne nuk ishin më bashkë, kurrë nuk e kam imagjinuar se ajo mund tu bënte keq vajzave të saj. . . Unë i takoja gjithmonë , pothuajse çdo ditë ” rrëfen Bashkimi.

Ndërkohë, Elira eshtë ende duke u kuruar për pasojat e plagëve në bark, që i janë shkaktuar gjatë përpjekjes për të kryer vetëvrasjen. Nëna vrasëse nuk ishte duke u trajtuar për çrregullime psikologjike dhe nuk kishte abuzuar me drogën apo ilaçet. Do të jenë psikiatrët ata të cilët do të duhet të sqarojnë se përse ajo besonte se vajzat e saj ishin të destinuara për “një të ardhme të varfër dhe se do të punonin si prostituta”.
Ka ende shumë për të thënë, pasi pas vrasjes së trefishtë ajo është shprehur: “Unë bëra gjënë e duhur”.

Trupat e pajetë të tri vajzave, Simonës, Kejsit dhe Sidnejit pasi t’u nënshtrohen të gjithë ekzaminimeve ligjore, do të kthehen në vendin e prindërve të tyre, për t'u kujtuar gjithë jetën.

KOMENTE