Meshkujt që merren me Bodybuilding në Brazil janë të rrezikuar nga vdekja pasi injektojnë në trupin e tyre një përzierje potencialisht vdekjeprurëse të vajit dhe alkoolitpër fryrjen e muskujve.
Arlindo de Souza personi me muskujt më të mëdhenj në Brazil - pas injektimit të kokteilit në trupin e tij, ka postuar foto me muskujt e tij tepër të fryrë.
Por edhe ai e pranon se mund të shkaktojë infeksione të rrezikshme. Disa përdorues kanë prerë krahët e tyre. Të tjerë kanë vdekur.
Arlindo de Souza ishte duke marrë një përzierje të steroideve, hormoneve dhe vitaminave pasi ishte fans i çmendur i Arnold Schwarzenegger. Por një miku i tij në palestër i sugjeroi këtë vajin me qëllim që të dilte në krye.
Dhe tashmë fotot në krah tregojnë rezultatin i cili e ka vendosur atë para një situate që mund të përfundojë edhe në vdekje si shumë të tjerë.
Tashmë ai i është drejtuar një klinike por mjekët e kanë refuzuar pasi ai e kishte bërë me dëshirë një gjë të tillë.
Pritja për përgjigje mjekësore vazhdon...