English

Reagojnë besimtarët: Po goditet islami

Shtate persona, mes të cilëve edhe imami i xhamise së Unazës së Re janë arrestuar nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nën akuzën e terrorizmit.

Sipas te dhenave paraprake te policise rezulton se pas pergjimeve, te shtate rekrutonin persona per te luftuar ne Siri si muxhahedine. Burime te Prokurorise se Krimeve te Renda shpjegojne se hetimi ka nisur pas informacioneve te dhena nga sherbimet e huaja sekrete.

Arrestimet janë kryer përkatësisht në qytetet Tiranë, Librazhd, Elbasan, Pogradec. Gjatë kontrollit janë gjetur armë zjarri, fishekë dhe një sasi e konsiderueshme lënde plasëse

Njëri prej besimtarëve ka deklaruar se akuzuat e ngritura ndaj 7 të arrestuarve tregojnë luftën e krijuar ndaj besimtarëve myslimanë.
“Policët e maskuar dhe të armatosur hynë në xhami dhe dhunuan institucionet fetare. Pasi përfunduan kontrollin e xhamisë ata më treguan një letër ku kishin një mandat gjyqësor. Ata kërkonin për armë dhe tritol. Ajo që po ndodh sot kërkon të njollosë islamin dhe fenë islame. Me akuzat false të terrorizmit kërkohet të goditet islami. Janë njerëz që urdhërohen për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja në këtë shoqëri ku e keqja është bërë normale. Po luftohen ata njerëz që janë larguar nga droga, prostitucioni dhe që janë pa probleme. Shteti ka sajuar gjithçka por e vërteta një ditë do të dalë. Kjo është një luftë ndaj besimtarëve të islamit. Ne kërkojmë të lirohen vëllezërit tanë” ka theksuar ai.
Besimtari ka treguar më tej se janë penguar nga policia të falen në xhami. “Jemi penguar të falim Namazin dhe kemi filmime që tregojnë që besimtarët janë falur në rrugë sepse janë penguar. Kjo sepse kishte mandat nga gjykata të pengohen besimtarët të futen në xhami” është shprehur besimtari.

vijon…

KOMENTE