English

Sami Sheta vritet në derë të shtëpisë

Tirana u gdhi me vdekje personash. Një vrasje në rrethana misterioze ka ndodhur në Tiranë orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Policia e kryeqytetit bën me dije se si pasojë e një prite të ngritur pranë banesës së tij ka mbetur i vdekur shtetasi Sami Sheta.

50-vjeçari ka qënë duke u kthyer në shtëpinë e tij dhe në kohë është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet.
Blutë e Tiranës sqarojnë se janë duke hetuar në disa pista që kanë të bëjnë me aktivitetin e viktimës. Konflikte të vjetra apo të çastit që mund të ketë patur 50 vjeçari Sheta është pista kryesore të cilët po ndjekin hetuesit.
Gjithashtu mësohet se njëra nga kamerat e sigurisë së një nga bizneseve ka filmuar dy persona me kapuç të cilët kanë qëlluar mbi 50-vjeçarin dhe janë larguar.
Ndërkohë behet me dije se 12 persona janë shoqëruar nga komisariti numër katër. Mendohet se dëshmitë e tyre mund të ndihmojnë mjaft grupin hetimor për të ngritur pista hetimi dhe më pas për të identifikuar autorët.

KOMENTE