English

Këshilla që çdo femër duhet ti kryejë

1. Banjo qumështi
Ky është truk i vjetër, të cilin e përdorte edhe Kleopatra. Shtojani ujit të banjos 1 litër qumësht të plotë (3,5% yndyrë). Sheqeri, mineralet dhe vitaminat që i përmban qumështi i rigjenerojnë qelizat e lëkurës dhe e furnizojnë lëkurën me lagështi. Më pastaj lëkura bëhet e brishtë dhe e butë!

2. Uthulla e mollës kundër thinjave
A i keni parë qimet e para të bardha? Procesin e thinjës së flokëve mund ta shtyjmë me anë të shpërlarjes së flokve me uthull. Uthulla më e përshtatshme për këtë qëllim është uthulla e mollës. Përzieni ca uthull me ujë të vaket dhe shpëlani flokët me të pas çdo larje të flokëve. Kjo u jep flokëve tuaja edhe shkëlqim!

3. Limoni kundër bërrylave të vrazhdë
Pas dimrit të gjatë bërrylat tanë thahen dhe bëhen të vrazhdë. Lyejini ata 1 herë në javë me gjysëm limoni të prerë. Acidi i frutit i largon pjesët e lëkurës së thatë dhe të vrazhdë, si një pilling natyral. Pas 5 minutave i lani dhe largoni pjesët e mbetura dhe i lyeni bërrylat mirë me krem.

4. Të bardhën e vezës për lëkurë të lëmuar dhe të tendosur
Një maskë e bërë vetë nga e bardha e vezës e rrafshon dhe e lëmon lëkurën. Tundeni një të bardhë të vezës me mikser deri sa të ngurtësohet dhe vëjeni masën me furçë në fytyrën tuaj. Mbajeni 20 minuta dhe pastaj shpërlajeni me ujë të vakët.

5. Mjalti për buzë të buta
Nëse keni buzë të thara dhe të çara ju ndihmon mjalti. Vendosni një sasi të vogël të mjaltit në buzë dhe mbajeni atë 10 minuta. Materiet e tij antibakteriale dhe mirëmbajtëse i bëjnë buzët e buta dhe të lëmuara.

6. Çaji i sherbelës kundër erës së këmbëve
Nëse u vjen era këmbëve tuaja, atëherë mund t’ju ndihmojë çaji i sherbelës. Ky çaj e rregullon vlerën e pH të lëkurës dhe ju mbron nga bakteret. Në 1 litër ujë hidhni 2 lugë shërbele dhe përgatiteni çajin. Pastaj futni këmbet në çajin e vakët dhe mbajini 10 minuta.

7. Trangujt e gjallërojnë fytyrën
Trangujt e gjallërojnë fytyrën sepse përmbajnë një sasi të madhe të lagështisë dhe të vitaminave A dhe C. Ata përmbajnë trangujt edhe enzime, të cilat e përkrahin ripërtërirjen e lëkurës. Bluajeni me mikser një copë trangull me një lugë ajkë. Vëreni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Lajeni pastaj fytyrën me ujë të vakët dhe largojeni masën.
Këshillë: Për lëkurë të thatë përdorni ajkë me më shumë yndyrë, ndërsa për lëkurë të yndyrshme përdorni ajkë me pak yndyrë.

8. Domatja kundër papastertive
Ky frut i kuq bën mrekullira dhe nuk është i mirë vetëm për t’u ngrënë, mirëpo shërben edhe për mënjanimin e papastërtive të fytyrës. Prejeni një domate në copa dhe fërkoni me to pjesët e fytyrës ku keni papastërti.

9.Bajamet për kujdes të pasur
Për një kujdes të pasur të fytyrës ju ndihmon një pilling me bajame. Për këtë pilling përzini 2 lugë gjelle kos me 2 lugë gjelle bajame të grrira dhe me 1 lugë çaji mjaltë. Vendoseni pillingun në shtresë të trashë në fytyrë dhe në trup dhe bëjini lëkurës masazh për disa minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët.
Acidi i qumështit në kos e pastron fytyrën dhe i largon pjesët e dëmtuara të lëkurës. Mielli i bajameve që përmban shumë vaj kujdeset për ndikimin mekanik dhe e pajis lëkurën me vaj të çmuar. Mjalti e përkrah rigjenerimin e lëkurës.

10.Të pijmë ujë për bukuri
Pini ujë për të qenë të bukur! Uji është një materie shumë e rëndësishme për qelizat e fytyrës. Lagështia në brendinë e fytyrës kujdeset që lekura e juaj të jetë e bukur dhe elastike. Për këtë arsyeshumica e kremrve dhe locioneve përbëhen nga një sasi e madhe e ujit.
Me konsumimin e lëngjeve të mjaftueshme pajisen depot tona me lagështi dhe kështu e furnizojnë lëkurën me lagështinë e nevojshme. Nëse ju mungon uji, atëherë humbet elasticiteti i lëkurës dhe mund të krijohen rrudha. Për këtë arsye është e nevojshme që të pini shumë ujë.

KOMENTE