Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime, ku ndër më kryesorët është krijimi i shkollës shqiptare të administratës publike.
Nëpërmjet një tjetër vendimi, konvikti i shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” kalon në përgjegjësi administrimi nga Bashkia e Tiranës në atë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Ndërsa vendimi për rialokimin e numrit të punonjësve dhe të fondeve buxhetore për qeverisjen qëndrore parashikon shtimin me 21 punonjës të Departamentit të Administratës Publike, ndërsa numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit shtohet me 10 vetë.
Pëson shkurtime me 7 punonjës Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sikurse edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare pakësohet me 42 vetë dhe bëhet gjithsej me 40 vetë.
Kuvendit i është dërguar për ratifikim marrëveshja e huasë prej 25 milionë dollarësh, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë e Plloçës/TCH/