English

Acidi folik dhe rëndësia e tij që para shtatzanisë

Pse gratë shtatzëna dhe ato që planifikojnë një shtatzëni duhet të marrin ushqime që përmbajnë acid folik?

Është e njohur se shumica e lindjeve me defekte që ndikojnë në trurin apo palcën kurrizore tek foshnjat, mund të shmangen duke rritur nivelet e acidit folik (vitaminës B9) gjatë shtatzënisë. Edhe nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni, ju duhet të filloni të merrni menjëherë vitamina.

Ka lajme thuajse tronditëse nga Britania e Madhe: një studim i madh i nënave shtatzëna (afërsisht 500,000 gra) ka zbuluar se më pak se 30% e tyre konsumojnë ushqime që përmbajnë acid folik. Por edhe më keq, studimi gjeti se gati gjysma e grave që kanë patur përvojë negative me shtatzënitë e mëparshme, me lindje të foshnjave me një defekt nervor, ishin ende duke lënë jashtë nga dieta e tyre acidin folik.

Shumica e defekteve në lindje, si spina bifida (një defekt nervor që përfshin shtyllën kurrizore), mund të parandalohen duke marrë shtojca ushqimore. Ndërsa spina bifida mund të korrigjohet përmes operacionit, shpesh nervat mbeten të dëmtuar, gjë e cila mund të çojë në paralizë, paralizë të muskujve të sistemit urinar dhe humbje të ndjesisë së lëkurës. Një sëmundje e cila bëhet më e tmerrshme pasi mund të ishte parandaluar.


10 ushqimet që përmbajnë Acid folik për gratë shtatzëna:

1. Thjerrëzat - Një nga ushqimet më të pasura me folate që mund të jetë në dietën tuaj para lindjes, janë thjerrëzat të cilat përmbajnë 180 mcg folate në çdo gjysëm gote. Ato përmbajnë gjithashtu hekur, fibra dhe shumë karbohidrate që digjen ngadalë.

2. Gjethet e Gjelbra - Fjala folate rrjedh në të vërtetë nga fjala gjethe, duke iu referuar perimeve me gjethe jeshile që përmbajnë përqëndrime të larta të vitamins B9. Spinaqi i freskët është perimi kryesor në këtë kategori.

3. Agrumet - Një portokall i madh përmban 55 mcg folate, ndërsa një filxhan lëng portokalli ofron 74 mcg acid folik.

4. Shparagu – përmban 79 mcg folate për 1-filxhan.

5. Fasulja e kuqe - përmban 115 mcg folate në gjysëm gote.

6. Brokoli - siguron rreth 104 mcg të folateve në një filxhan , ose rreth një të katërtën e kërkesës tuaj ditore.

7. Bukë e pasuruar me drithëra - Një fetë bukë permban 60 mcg folate. Spageti i bërë nga gruri përmban 100 mcg acid folik.

8. Farat e lulediellit - Një grusht fara luledielli të qëruara përmbajne 82 mcg acidit folik. Fara luledielli është gjithashtu një burim i mirë për hekur dhe kalçium.

9. Avokado - Kur është fjala për ushqimin para lindjes, avokado është i mahnitshëm. Një filxhan me feta avokado përmban 90 mcg folate. Por kjo nuk është e gjitha. Ashtu si salmoni dhe arra, avokado është i mbushur me acide yndyrore omega-3, yndyrna të shëndetshme që janë të mira për zemrën dhe zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj.

10. lëng domate - kjo përmban acid folik rreth 48 mcg për 1-filxhan. Nëse e keni të vështirë t’a konsumoni lëngun e domates, provojeni domaten në mënyra të tjera.

KOMENTE