English

Vladimir Putin pranon Krimenë si komb

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që njeh Krimea ", si shtet sovran dhe i pavarur",thonë burime presidencialepër BBC-në.

"Ky dekret hyn në fuqi në ditën në të cilën është nënshkruar", shtojnë ata.

Masa pason referendumin e së dielës në Krime, në të cilin zyrtarët thanë se 97% e votuesve mbështetin bashkimin me Rusinë.

BE-ja dhe SHBA më herët vendosën sanksione mbi një numër zyrtarësh nga Rusia dhe Ukraina.

Dekreti presidencial rus është lëshuar "duke pasur parasysh shprehjen e vullnetit të popullit të Krimesë me referendum të përgjithshëm të Krimesë, që u mbajt më 16 mars 2014", thuhet në tekstin e dekretit.

Më parë, parlamenti i Krimesë shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Ukraina dhe aplikoi për t'u bashkuar me Federatën Ruse.

KOMENTE