English

Furrtaret (Blatella Germanica). Rreziku që mbartin dhe masat që duhen marrë

GRIFIN: - Furrtaret (Blatella Germanica) rreziku që ato mbartin

Kjo klasë insektesh është ndër insektet më të përhapura në ambiente si shtëpi, zyra, furra buke, lokale, restorante, bare, etj. Njihen ndryshe dhe me emrin furtare për shkak të afërsisë që kanë me ngrohtësinë, preferojnë vendet me ngrohtësi dhe ujë si psh: lavamanët, frigoriferët, sobat, etj ndërsa kur numri i tyre është shumë i madh ato janë të kudondodhura, ku përveç aspektit viziv negativ që përcjellin lëshojnë dhe një aromë karakteristike pa përmendur aspektet negative shëndetësore të padukshme nga sytë tanë.

Furrtaret janë përgjegjëse për sëmundje si astma, alergjitë e ndryshme, helmimet ushqimore, etj. Këto insekte gëlltisin baktere dhe i akumulojnë në trupin e tyre për ti përdorur më vonë në proçesin e tretjes. Si rezultat janë ndër vektorët më të mëdhenj për trasmetimin e Salmonelës (Salmonella), bakter përgjegjës për helmimet ushqimore, dizanterinë dhe/ose diarenë duke kontaminuar sipërfaqet, ushqimet apo mjetet e ndryshme jetësore.

Mjafton vetëm një pjesë nga feçet e tyre në ujin apo mjetet që ne përdorim për t'u ushqyer për ta vendosur veten në një rrezik të lartë për zhvillimin e dizanterisë.

Shenjat e infestimit

Ankesat e konsumatorëve për sëmundjet e mësipërme si dhe maramendje, nauzja dhe ndjesi djegie për shkak të erës shumë të keqe të furrtareve.

Prania fizike e insekteve, feçeve të tyre shoqërohet dhe me ankesa të punonjësve/konsumatorët.


Masat që duhen marrë


1. Mbyllja e të gjitha vrimave/të çarat në hapësirat e ambienteve tuaja

2. Pastrim i rregullt i ambienteve, heqja e mbeturinave, largimi I burimeve ushqimore dhe mbyllja e tyre me kapak, për të shmangur mundësinë e konsumimit të tyre nga ushqimet.

3. Kontrolli i sendeve të reja para se t'i vendosni në hapësirat tuaja

4. Mos përdorni kimikate që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj,

5. Thërrisni për ndihmë persona të specializuar.

KOMENTE