English

Vrasja e shqiptarit në Rimini. Bashkëshortja ka njohur vrasësin. Ai është shqiptar

Nimet Zyberi,26 vjeçari shqiptar u ekzekutua në Rimini, Itali në dalje të një supermarketi në sy të bashkëshortes dhe 2 fëmijëve të tij.

Tashmë polica italiane ka deklaruar se arrestimi i vrasësit është çështje orësh pasi emri i tij është kallzuar në polici pasi është njohur nga e shoqja e viktimës.

Vrasësi është një tjetër shqiptar rreth të 30-ve i cili pas aktit të kryer është larguar drejt jugut në përpjekje për të hyrë në Shqipëri.

KOMENTE