English

Zgjerimi i varrezave publike Sharrë dhe Tufinë. Shpronësohen 36 mijë metra katrorë

Qeveria miratoi vendimin për shpronësimin e banorëve të cilët preken nga rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike Sharrë dhe Tufinë.

Në total do të shpronësohen 10 mijë metra katrorë në Sharrë dhe 26 mijë metra katrorë në Tufinë.

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ndërsa e cilësoi debatin për këtë çështje si të panevojshëm fajësoi Bashkinë e Tiranës për papërgjegjshmëri dhe zvarritje të shpronësimeve për varrezat.
“Sot përfundojmë një debat plotësisht të panevojshëm aspak të shëndoshë dhe mbi të gjitha ndikoi padrejtësisht mbi sigurinë e qytetarëve. Ne gjykojmë se kjo ishte një papaërgjegjshmëri dhe zvarritje e panevojshme nga ana e bashkisë së Tiranës dhe pushtetit vendor. Fondi për kompesimin e pronarëve do të përballohet nga buxheti i miratuar nga bashkia e Tiranës. Miratimi i këtij projektvendimi mundëson zgjidhjen njëherë e mirë e situatës dhe për të zhbllokuar ngërçin e krijuar nga bashkia e Tiranës, mundëson lekujdimin e pronarëve si dhe mundëson realizimin e investimit të kërkuar në të dy varrezat” tha Tahiri.

KOMENTE